• |
ide | kryesore

Simeone zbulon parametrat e për të luajtur në skuadrën e tij: “Nëse e bën 4 herë në muaj, nuk luan”

-Instant, Sport
Simeone



Në një intervistë jashtë të zakonshmes, Diego Simeone ka treguar se sa shpesh bëjnë seks lojtarët e tij pasi i zbuluan se mesatarja kombëtare është 4 herë në muaj. Një statistikë që nuk i ka pëlqyer Cholo Simeone dhe ndoshta as shumë njerëzve të tjerë në Spanjë. Në fakt, sipas një sondazhi të fundit, gratë spanjolle bëjnë seks 56 herë në vit, që është mesatarisht rreth 4 herë në muaj. Një mesatare që sigurisht do të lërë të pakënaqur shumë njerëz, por më i skandalizuari ishte trajneri argjentinas i Atletico Madrid.

PARAMETRAT E SIMEONE

Cholo foli për këtë statistikë gjatë një interviste për Cadena COPE dhe bëri të qartë se nuk i interesojnë këto shifra: “Pesëdhjetë e gjashtë në vit… Sa janë në muaj? Katër në muaj? Katër herë në muaj jo… Me katër herë në muaj nuk mund të luash në ekipin tim.”

Me pak fjalë, pa një jetë seksuale aktive, futbollistët nuk do ta shohin fushën sa kohë trajner është Diego Simeone. Më pas gazetarët e pyetën trajnerin argjentinas se sa është mesatarja e ekipit të tij dhe ai u përgjigj: “Pesëmbëdhjetë në muaj? Nuk do ta them, por kemi një mesatare të mirë…”

Më pas lind pyetja: lojtarët e Atletico Madrid duhet të raportojnë tek trajneri sa herë që e bëjnë, për ta mbajtur në dijeni të mesatares? Apo e llogarisin vetë dhe ia komunikojnë në fund të muajit?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *