• |
ide | kryesore

Zyrtare, Teuta largon Martinin me “konsensus”: në prapaskenë është Vllaznia

-Instant, Sport
Martini



Te Teuta ky sezon nuk mund të quhej pozitiv dhe kanë nisur veprimet e para për riformatimin e skuadrës. Albion Marku dhe Ildi Gruda janë larguar gjithashtu zyrtarisht nga skuadra, edhe pse sezonin që sapo u mbyll luajtuën një rol kyc. Me shumë mundësi në dalje është edhe Sherif Kallaku, që ka si destinacion të ardhshëm kampionatin rumun. Por ajo që i befasoi të gjithë ishte ndarja e rrugëve me teknikun Edi Martini. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi durrsak, nëpërmjet faqes së tyre zyrtare: “Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin, Edi Martini. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Për Martinin në sfond është Vllaznia, klub me të cilin nuk kanë qenë të pakta kontaktet ditët e fundit. Lëvizja e klubit të Teutës shkon në këtë drejtim, duke qenë se me rikthimin në pankinë të teknikut shkodran, rezultatet e skuadrës ishin shumë të mira. Shkodranët kanë një pistë edhe me Orges Shehin, por duket se e kanë kuptuar që trajneri ka të tjera preferenca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *