• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Itali/ Autobusi përplas 5 makina

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali aksident autobus



1 i vdekur dhe 14 të plagosur. Ky është bilanci i përkohshëm i një aksidenti të rëndë rrugor ku një autobus me 38 pasagjerë përplasi 5 makina dhe më pas doli nga rruga. Tragjedia ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të së dielës në një autostradë në drejtim të Napolit.

Të plagosurit u transportuan në spitalet pranë zonës së aksidentit Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca të shumta. Zjarrfikësit po ngrenë autobusin për të rikuperuar pasagjerë të tjerë. Sipas asaj që u njoftua nga kompania e autostradave dinamika e aksidentit po shqyrtohet ende nga Policia Rrugore.

Nga të dhënat e para mësohet se fillimisht ka pasur një përplasje mes 3 makinave ku humbi jetën një prej shoferëve. Autobusi që po afrohej ka goditur një nga mjetet e mbetura në rrugë. Më pas ai humbi kontrollin duke u përmbysur në skarpatën e djathtë. Autobusi me 38 persona në bord ishte nisur nga Lecce. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. C’jane keto lajme?! Pak kemi tonat?! Mjaftojne lajmet ku perfshihen shqiptare, jo cdo lajm qe ndodh atje. Ju kuptojme ne synimin per klikime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *