• |
ide | kryesore

Sikur ta donte Kosovën sa Georgia Melonin

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Kush e ka ndjekur prezantimin e Edi Ramës në skenën ndërkombëtare nuk e ka të vështirë të kuptojë se atë e llahtaris monotonia. Ai ka frikë nga të qenit i zakonshëm, apo nga kopjimi i modeleve të paracaktuara. Kështu në formë ai i sfidon të gjithë, duke u paraqitur në samitet ndërkombëtare me Adidas-e. Ai do të bjerë në sy me ç’do çmim, duke thyer regullat e protokollit ashtu si në përqafimin e fundit, gati erotik, me Georgia Melonin.

Edhe në artkulim kjo sjellje nuk ndryshon. Ai i shmanget peshës së një vendi mikroskopik, duke provokuar në mes të Brukselit, se Shqipërisë i erdhi në ndihmë presidenti Erdogan dhe jo BE-ja, atëherë kur i duheshin vaksinat. Ai nuk nguron të jetë tejet kritik ndaj makinerisë përtace dhe burokratike të Brukselit, kur bëhet fjalë për procesin e Berlinit apo integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor. 

Lexo me tej:

“Corriere”: Përqafimi i përzemërt dhe flagrant i Ramës për Melonin

Pra Edi Rama sillet si një politikan atipik, që përdor çdo metodë për t’u pikasur në foton e familjes së të mëdhenjve.

Me një përjashtim të vetëm

Kur bie fjala për konfliktin Kosovë-Serbi, kryeministri ynë bëhet po aq kuadrovik shabllon sa homologu i tij Kovaçevski, që e mbante në krah gjatë samitit të Bratislavës.

Së paku që nga koha e presionit për heqjen e taksës 100% të Haradinajt e deri në konfliktin e fundit për futjen në zyra të kryetarëve të komunave me shumicë serbe, ai kopjon me pikë e presje të njëjtën gjuhë dhe të njëjtat qëndrime që vijnë të gatshme nga Uashingtoni dhe Brukseli. Në cicërimat në Twitter, në fjalimet jashtë vendit dhe në intervistat për mediat e huaja, ai i ngjan një diplomati të rangut të ulët, që e kanë privuar nga e drejta për të pasur fantazi, që e kanë zhveshur nga mundësia për të përdorur nuanca dhe ngjyra. Eshtë njësoj sikur dikush ta kufizonte në pamje dhe ta ndalonte të vishte patikat me tre viza apo kravatat që i dizenjion vetë.   

Trazirat në veri të Kosovës/ Edi Rama edhe një herë kundër Albin Kurtit 

Me Ramush Haradinajn ai u tregua aq i ashpër sa dhe ky i fundit u detyrua të deklarojë se më shumë presion i bënte Rama, sesa Merkel dhe Macron. Edhe me qasjen e Prishtinës në dialog ai është sjellë, jo si kryeministër i Shqipërisë, por si zëdhënës i perëndimit, duke paralajmëuar se ndërkombëtarëve po i soset durimi me Kosovën.

Kjo vijë sjelljeje është bërë e njëtrajtshme që kur nisi konfikti për recipoocitetin e targave, në shtator 2021. Sa herë kishte tension, kryeministri i Shqipërisë ose heshtte, ose priste më shumë se 24 orë për tu përgjigjur, sa t’i vinte ndonjë rekomandim nga jashtë, madje dhe kur e bëte këtë nuk thoshte asgjë më tepër sesa ajo që publiku kishte dëgjuar nga Borelli, Lajçaku apo Escobari.

Pikërisht e njëjta gjë po përsëritet edhe në krizën e fundit. Edi Rama e kritikon Albin Kurtit se nuk u rakordua me ndërkombëtarët, e fton të dëgjojë këshillat e tyre dhe ndahet prej tij në këndvështrimin se ka një tendencë në SHBA dhe Bruksel për të përkëdhelur më tepër Serbinë në raport me Kosovën. 

Nuk zhgënjen Edi Rama/ Fajëson Albin Kurtin për situatën në veri të Kosovës 

A mund të bënte më shumë, mund të pyesë dikush? Natyrisht që po, mjafton të shikosh qëndrimin që mbajti në samitin e Bratislavës, kryeministri i një vendi të BE-së, Andrej Plenkoviç. Ndonëse nuk ka asnjë interes nga Shqiptarët, po vjen prej një vendi që e di se ç’është hegjemonizmi serb, ai deklaroi se e kupton qëndrimin e Kosovës. Ai tha se rruga e duhur është: kërkesë faljeje për krimet e Millosheviçit, njohje e ndërsjelltë dhe vetëm pastaj normalizim. Vetëm ky qëndrim tregon se sa larg është Tirana zyrtare ndaj mbrojtjes së interesit të Kosovës. Edhe në ëndërrat më të bukura, asnjëri nga ne, nuk e ka imagjinuar të dëgjojë një qasje të tillë nga kryeministri shqiptar.

Kur vjen puna për Kosovën Rama bëhet steril dhe monoton. Ai heq dorë nga gjuha spektakolare për të përdorur atë të një referi ndërkombëtar. Arsyeja se pse kjo ndodh është analizuar nga këndvështrime të ndryshme edhe në artikuj të shumtë në Lapsi.al. Ajo mund të ketë lidhje, ashtu sikurse mendoj dhe unë personalisht, me raportin okult që ai ka ndërtuar me presidentin Vuçiç. Të tjerë këmbëngulin se mund të jetë rjedhojë e përqafimit të idesë se Ballkani mund të paqtohet vetëm duke shmagur tensionet dhe gjuhën e urrejtjes. Ka dhe ide që theksojnë një bindje të brendëshme, se Prishtina s’mund të arrijë asgjë pa bërë si i thonë ndërkombëtarët. 

CNN: Pse serbët sulmuan NATO-n në Kosovë (dhe si po përfiton Vuçiç) 

Por, në fund të fundit, për peshën e deklaratave të Edi Ramës, secila nga këto hipoteza kanë pak rëndësi. Fakti është se kur flet për Kosovën ai nuk thotë asgjë. Ai humbet ndërmjet frazave standarte të cilave i është tretur jehona apo kurioziteti, sepse të gjithë i kanë dëgjuar më parë, të shprehura nga arbitrat ndëkombëtarë. Prandaj, kur i duhet të flasë për këto, nuk ka lirshmërinë e përqafimit me Melonin, por duket si i veshur si me kostum teritali. 

©Lapsi.al      



21 Comments

  1. Bushati jam dakort me disa mendimet e tuaja per Ramen,por Ai thote se per mua kane votuar 3 hjere shqiptaret.
    Por nje ¨POR¨ i madh eshte dhe Kurti qe ngeli inatcor dhe pa asnje horizont.
    Kurti mundohet te jete kunder rrymes duke bertitur fletoren e deshmoreve(i futi te gjithe ne burg) dhe kushtetuten ,Kosovedhe popullin.
    Me nje dipllomaci shterpe ,me nje inat ( e ka te lindur nursez) anarkisti,qe merr fryme fale atyre qe e thuren ate harte.Une te linda dhe une te marr prap.
    Kurti do te paraqitet si i paperkulur por kunder kujt?
    Rama nga ana tjeter eshte tipiku i narcistit qe kur ecen para kepucet i ka mbrapsht.
    Prandaj i thone atdhe dhe memedhe.

    1. rames as ne 2013 nuk e votun por duhej lsi si garanci. heret e tjera i ka vjedh i ka qi robt.
      Ne kosove kurti i ka futi tamam zgjedhjet . legjitimetetin kurti e ka te plote rama e ka te cunguar. kurti flet ndersa rama perserit cthone te tjeret.

      rama eshte nje klloun cirku i shemtuar.

      1. Po zotni, por Kurti nuk shef nga sytë se e ka humb një herë e përgjithmonë veriun e kosovës.
        Aty nuk pyet kush për autoritetin e qeverisë kosovare.
        Aty urdhrat meren në Beogjrad……. Drejton dhe investon qeveria e Serbisë.
        Kurti vetëm firmos fonde për arsimtarët e edukatorët që japin mësim historinë e Serbisë, për mjekët serbë, për kriminelët e reparteve të ashtuquajtura të mbrojtjes civile…….. . Kurti i paguan dhe ata u përleshën me policinë e Kosovës dhe KFOR.

    2. Sumelepiresit e belerisit dhe helenizimit , qenkan kthyer ne patriote qe mbrojne kosoven nga SHBA .kaja nonen.

  2. Po ca marredhenie “okulte”. Ai Vucicin e ketu e ha ketu e dhjet, si dhe kedo tjeter. Thjesht vepron mbi vijen e sjelljes qe merr prej atyre te cilet e targetuan, rekrutuan, orientuan, instruktuan dhe ne vazhdimesi e mbeshtesin. Shume i thjeshte hesapi mor Ando.

  3. Biri I bushtres skulptore
    Xhelates se Havzi Neles dhe 100 dra denime spiunime perdhunime e poshterime qe ka bere shpura e degjeneruar e bastardeve te kuq.
    Mire e keni o poplo dele.
    Shitjani prape votat bushtres.

    1. Po Lideri Global ku ka kohe te merret me konflikte te vogla. Blinkeni i ka ngarkuar detyre te zgjidhe konfliktin ne Ukraine, keshtu mos i bini ne qafe Boles dhe Zarit te Nderkombetareve. Shqiperia qe nga koha e Skenderbeut e ka nxjerre gjithmone nganje Hamza,Esat Pashe dhe se fundmi Ed-Drame.

  4. Nuk e do Melonin! Eshte Maniak Seksual- ka nderruar 4 gra zyrtare!

    Krahasimi eshte KOMPLET I PAVEND!

  5. -si gazetar , gjeni nje menyr te pyesni njeher Gruan e Rames cfar ndjehu ne ate “show”. ( se kte me kemb lart se besoj ta ken provu te parat 😏.
    -si e thithur mu duk mua.. ajo i thithi ujin nga Puglia -ky do ti zej vendin Merkels dhe do vazhdoj me “ carten e nudos” kujton se esh charming akoma, ( bir selmani nenes)
    -Kur i mbylli syt Albinit ne Berlin ndodhen gjera … Ja priteni se cka per te plasur dhe me Italin.

  6. Sa genjeshtar qe je z. Bushati, e lexiva deklaraten e Plenkovic ( jo vetem titullin) dhe ishte me e baraslarguar sa sbehet. Ai kryeminister qe do njof Kosoven ne Beograd nuk e ka te lehte thoshte pak a shune po ju bejme 5hirrje paleve per dialog. Ti si duket ke lexuar vetem titullin. Rama ben sh. mire qe e kritikon si Kurtin ashtu dhe Haradinajn dikur, tani e shef dhe Haradinajn sa kritik eshte me Kurtin, te kishte qene me veten pak me autokritik jam i sigurte qe Kosova do ti kishte punet me mire.

  7. Jo per Melonin por edhe per ne pale corape te kuqe do ta falte Kosoven me gjithe kosovare

    po te kishte mundesi.

  8. Te prisni nga Rama nje qasje kombetare ndaj krizave shqiptare eshte njelloj si te presesh qe te dal nje diell tjeter. Per Himaren uleret e bertet jo se i ha meraku per greket apo shqiptaret por ka hallin e resorteve qe po nderton e do ndertoj ne bregun e detit te Himares. Flitet per para pa fund. Dinjiteti i Kurtit te Kosoves, Ramen e vendos ne nje pasqyre ku ai nuk ka mundesi te shohi veten sepse eshte shume i perlyer me vese e paaftesi e shumta, kenaqet kur e sheh veten te pasqyra e tipit Berisha. Karakteri i Kurtit ja prish gjith lezetin e tij ne kete Shqiperi ku kundershtar morl politik ka figura qesharake si Berisha, Meta etj.

  9. Bushat që në titull si gjithmonë bëhesh i pabesueshëm.
    Dashka Rama Melonin ????
    Rama nuk do asnjeri tjetër në botë veç vetes .
    As liderët e SHBA e të BE, ndonëse luan bufonin për ta.
    Gjithshka e bën për vete.
    Thua vërtetë Rama i vlerëson shumë femrat e i respekton ato ashtu siç thotë e vepron me hipokrizi ?
    Ngaqë i është mbushur mendja se ato “ngordhin” për te, e ka mbushur qeverinë me ministresha, i bindur që pak tjua kërcëllojë dhëmbët ato do ti binden si pulat gjelit dymetrosh.
    A nuk i bëri edhe gjithë të vetët në fushatën zgjedhore si “veshgjatë” e ata e duartrokisnin ?
    Pikërisht ai, person që nuk njeh fare normat e “njerzillëkut” (humanizmit), ju kërkonte mvartësve të tij që të tregojnë “njerzillëk” me qytetarët.
    Është tragjikomike e jashtë çdo norme të moralit njerëzor se si ju a kërkon dhe si e trajton ai “njerzillëkun”.
    “Silluni me njerzillëk me qytetarët, dëgjojani e qajani hallet, edhe pa ju a zjidhur ato”
    Domethënë , bëjeni si unë, mashtrojini qytetarët që tju votojnë.
    Kulmi i amoralitetit politik e njerëzor është pretendimi i tij se të gjithë socialistë e mvartësit e tij duhet të japin llogari para drejtësisë, e vetëm ai nuk ka asnjë faj e duhet të jetë i paprekshëm.
    Për hir të së vërtetës , ndonëse jo në përmasat e Ramës, duhet pranuar se edhe Berisha e veçon veten nga gjithë të tjerët. Sipas tij të gjithë duhet të zgjidhen nga “primaret” e vetëm ai është i pazëvëndësueshmi, ai duhet të jetë kryeprimari solist.
    Sa për Kurtin, ndonëse ruaj për te konsiderata për qëndrimet e paepura në përgjithësi në interes të Kosovës, por edhe i pa përzjerë në afera korruptive, ndoshta i ndikuar mga idetë majtiste të socializmit “patriotik”, bën shpesh veprime të pamatura dipllomatike me efekt të kundërt patriotik. por edhe ai si kolegët e tij shqiptarë të matanë kufirit, e quan të panevojëshme gjithashtu që të konsultohet me partitë opozitare, e parimin e “vetëvendosjes” si parim kombëtar patriotik, ka tendencën ta kthejë në “vetëvendosje” të tij.

  10. I vetmi mekanizëm presioni që mund të ushtrohet mbi Sali Berishën është anti-berishizmi i dëshmuar në opozitë me rreth 100 mijë vota në kuti votimi dhe 250 mijë të tjerë që e refuzuan ta votojnë. Nëse bie ky mekanizëm presioni mbi Berishën, atëherë Berisha nuk ikën kurrë, humbja nuk ikën kurrë dhe bashkimi me Berishën është vetëm bashkim me humbjen.Per here te pare dy lapsexhinjt pronare te portHales lapsi gare me editoriale per nje puthje qe ne bote jane normale

  11. “Kalbësira që kemi ne brenda është Sali Berisha. Ai bashkëpunoi me kandidatët dhe strukturat e PS për të humbur Agron Kapllanaj, pro harron se pas Agron Kapllanajt janë qindra demokratë.
    Berisha zgjodhi të qëndronte te inati vetë dhe realizoi të inatin e vet.

  12. Pse Berisha dhe argatët e tij politiko-mediatikë, mërziten pas çdo arrestimi të zyrtarëve të lartë?kush i pergjigjet kesaj pyetj fiton tre byreqe me mish falas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *