• |
ide | kryesore

Angelina Jolie mohon akuzat e reja të Brad Pitt

Paparazzi, Slider



Brad Pitt paraqiti dokumente të reja gjyqësore dje, duke konstatuar se Angelina Jolie refuzoi t’i shiste gjysmën e Chateau Miraval, atij sepse ajo donte të hakmerrej për kujdestarinë e fëmijëve.

Por një burim i afërt me aktoren pohoi për Page Six se ajo e anuloi marrëveshjen  sepse Pitt u përpoq ta ndalonte atë të fliste për abuuzimin e tij ndaj fëmijëve të tyre.Duke treguar dokumentet e gjykatës të paraqitura në vitin 2022, një shok i Jolie-t  tha: “Realiteti është se ai refuzoi të përfundonte shitjen e Miraval me Jolie-n, nëse ajo nuk pranoi të heshte për abuuzimin.

Ai kërkoi që të mbante 8.5 milionë dollarë për ta detyruar atë të heshte.” (Ideja ishte që nëse ajo do të fliste, Brad do të mbante disa ose të gjitha 8.5 milionë dollarët). Insajderi shtoi se, pavarësisht nga manovrat ligjore që aktori tenton, “Ai nuk mund të shpëtojë nga fakti se sulmoi verbalisht dhe fizikisht zonjën Jolie dhe fëmijët e tyre, madje duke mbytur njërin nga fëmijët dhe duke goditur një tjetër”.

Sipas dokumenteve ligjore të paraqitura të enjten dhe të marra nga Page Six, Pitt pretendon se ish cifti ranë dakord të mos i shesin aksionet e tyre në kantinë e verës prej 30 milionë dollarësh në Provence – të cilën e blenë në vitin 2008 – pa miratimin e tjetrit. Kur ata u divorcuan në vitin 2019, JAngelina vendosi t’i shiste aksionet ish bashkëshortit. Por më pas, në vitin 2021, Pitt pretendon se mësoi në deklaratën për shtyp se “Z. dhe ylli i zonjës Smith” i kishte shitur aksionet e saj Yuri Shefler, pronarit të markës së vodkës Stoli Group./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *