• |
ide | kryesore

Arjan Hoxha për zgjedhjet në Kamzë: Ndeshje e trukuar, do kërkojmë rivotim

Lajme, Të fundit



Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, është shprehur se humbja e tij në këtë bashki erdhi si pasojë e makinerisë elektronike të votimit.

Komentet Hoxha i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se për qytetarët votonte administrata dhe operatorët dhe sipas tij, një person me një kartë identiteti mund të votonte në 10 qendra të ndryshme.

Ai shtoi se KQZ nuk i ka vendosur në dispozicion opozitës pamje të qarta, që vërtetojnë vjedhjen e votës.

“Rezultati nuk ishte i pritshëm, pasi të gjitha sondazhet si të majta dhe të pavarura tregonin epërsinë tonë. Ky rezultat është i paparashikueshëm edhe nga kundërshtari politik. Absolutisht nuk e perceptonte njeri që të përmbysen 21 mijë vota në një afat kohor prej një viti e gjysmë. Nga 70 % që ishte PD ndodhi e kundërta që 70 % shkoi PS. Ne nuk parashikuam makinerinë kriminale të votës.



1 Comment

  1. Te drejte edhe ke, por ka nji makineri me te madhe qe vjedh, eshte pushteti qe i ka ne dore ato.Mos prit nga hajduti qe te ketheje ato qe vodhi. Kjo nuk ben vaki ne nji shtet anti demokratik.Rrojme nen nje pushtet qe te vjedh.te merr pronen, te rrjep, e prape nga kjo bande udhehiqemi.ku eshte populli ,ai popull qe nuk i duron kaqe mekate te kesaj bande, ku jane unifikuesit e protestave ndaj kesaj pakenaqesie. Gjumi i hipnozes sektiste te rilindasve te krimineleve te rinj, trashegimtare, sot kane bere kete zamollahi per te kujtuar baballaret kriminele te tyre, nga pergjumja, percarja e popullit. Pranesa e mundimeve, eshte nen shtrim nga tutoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *