• |
ide | kryesore

Arsyeja/ Helmohen banorë të tjerë në Dibër

Lajme, Të fundit



Raste të reja të helmimit janë raportuar këtë të diel, një ditë pasi 30 persona iu drejtuan urgjencës në Bulqizë, pasi rezultuan të helmuar nga uji i ndotur.

Ende nuk ka të dhëna për rastet e raportuara sot, ndërsa ditën e djeshme banorët e njësisë administrative Gjoricë janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, janë larguar në banesat e tyre.

Në lidhje me incidentin, Policia ka ngritur menjëherë grupin hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, e nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia sqaron se është vënë në lëvizje vetëm tani pasi nuk ishte njoftuar nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore për ngjarjen.

“Sqarojmë se as gjatë ditës së djeshme dhe as ditën e sotme, në Komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka ardhur asnjë njoftim, nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore”– thuhet në njoftimin e policisë.

Pritet që shkakun e vërtetë të helmimit ta zbulojnë analizat, të cilat do të konfirmojnë që helmimet janë nga uji apo nga ndonjë virus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *