• |
ide | kryesore

Dubai vend i sigurt për bosët e krimit/ Shefi i SPAK: S’janë në dorë të SPAK ekstradimet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dubai



Dubai është shndërruar në “parajsën” e bosëve të krimit, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe shumë vende të tjera të botës.

Krerët e bandave kanë zgjedhur Dubain si vendin e tyre të sigurt për t’i shpëtuar drejtësisë në vendit e origjinës. Një nga arsyet është mos lejimi i ekstradimit të tyre dhe lehtësirat në qarkullimin e parave të pista që Dubai mundëson.

Për këtë çështje ka folur edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka deklaruar se pranë ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Posaçme ka dërguar 4 kërkesa ekstradimi të shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por janë ende në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe.

“Prokuroria e Posaçme ka transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa për ekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë akoma në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe. Ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Unë e kam adresuar këtë problem në raport, ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur në vijim”, tha Dumani për Tv Klan.

Kujtojmë që refuzimin e parë SPAK e mori për ekstradimin e Plaurent Dervishajt në 2020, i cili ka në Gjykatën e Posaçme të hapur dy procese si pjesëmarrës dhe organizator në atentate të ndryshme.

Një vit më vonë, të njëjtin fat pati edhe kërkesa për Florenc Çapjen, tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm.



4 Comments

  1. mos ! ca i thu!
    SKAP merret me ata qe bejne korrupsion 3 milion leke te vjetra, arkat me peshq, policet e rrugores me 20 mije leke, komisioneret e vdek , dhe ate vendin e msusit me 1 milion lek

    nderkohe paguhen me nga 5 milion leke ne muaj dhe kane makina, telefona dieta, kredi, , grate ne vende pune te mira ne shtet, kalamajt e siguruar me shkolla jashte, marrin nje tufe me leke e benefite qe te mos bejne asgje

  2. Do arrestosh ndonje politikan o beseprere? Se e preve ne bese Ameriken por dije qe ata s’falin kollaj, keshtu qe pas qafe e ke o toç!

  3. Shko or pall kari, nese po flet per tu hedh hi syve njerezve, “bravo” te qoft, por nese nuk e di se Dubai nuk ekstradon asnje kriminel (per aq kohe sa ata nuk ju hapin probleme ne Dubait), ja krye pall kari i KAPS-it dhe medet per ne cfare insitutionesh kemi.

    Ti ske bythe te arrestosh asnje nga ato “vipat” e Dubait, sepse ata jane ata qe qeverisin Shqiperine ne te vertete. Ramazani, eshte vetem ndermjetesi dhe garantori i larjes se parave te tyre te pista nepermjet projektit miliarde dollaresh (gjoja Alabari hahahahahah).

    Ik arresto noj kryebashkiak te lodhur nga Cerriku a Divjaka per noj tender pastrimi kanalesh or klluf se aq e keni takatin ju. Jeni bere kukulla te nje skizofreni narco, ti mbani mend ditet kur arrestonit kriminele kur ishte ajo “drejtesia e keqe” me Prokurorine e Krimeve te Renda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *