• |
ide | kryesore

Dumani: Pse SPAK nuk po ekstradon dot bosët e krimit nga Dubai

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kandidat për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani



Dubai është shndërruar në “parajsën” e bosëve të krimit, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe shumë vende të tjera të botës. Krerët e bandave kanë zgjedhur Dubain si vendin e tyre të sigurt për t’i shpëtuar drejtësisë në vendit e origjinës. Një nga arsyet është mos lejimi i ekstradimit të tyre dhe lehtësirat në qarkullimin e parave të pista që Dubai mundëson.

Për këtë çështje ka folur edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka deklaruar se pranë ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Posaçme ka dërguar 4 kërkesa ekstradimi të shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por janë ende në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe.

“Prokuroria e Posaçme ka transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa për ekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë akoma në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe. Ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Unë e kam adresuar këtë problem në raport, ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur në vijim”, – tha Dumani për Tv Klan.

Kujtojmë që refuzimin e parë SPAK e mori për ekstradimin e Plaurent Dervishajt në 2020, i cili ka në Gjykatën e Posaçme të hapur dy procese si pjesëmarrës dhe organizator në atentate të ndryshme. Një vit më vonë, të njëjtin fat pati edhe kërkesa për Florenc Çapjen, tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm. 



5 Comments

  1. O fytyrë e rrezikshme prej katundari , ekstrdo fillimisht kryemutin e Shqipëria nga Sureli e më pas meru me ekstradimin e dubaistëve të tij nga e gjithë bota.

    1. mos ! ca i thu! ky do kapi ata qe bejne korrupsion 3 milion leke te vjetra, arkat me peshq, policet e rrugores me 20 mije leke, komisioneret e vdek , dhe ate vendin e msusit me 1 milion lek

      nderkohe paguhen me nga 5 milion leke ne muaj dhe kane makina, telefona dieta, kredi, , grate ne vende pune te mira ne shtet, kalamajt e siguruar me shkolla jashte, marrin nje tufe me leke e benefite qe te mos bejne asgje

  2. Trishtim, mjerim, depresion, vrasje, azil pa fund….Panorama e popullit.
    Palasa., Dhermiu.vila ne Hamallaj e alpe hotele me 5 yje ne Perendim..fundjava me veshje dhe shpenzime luksi …Panorama e 4 mij capaçulve që qarkullojn qindra milion euro te taksave tona.

  3. Se je shtet fshataresh kurvash 5 lekshe.
    Ndiq ata qe ikin me gomone se aq nivel ke, vari kars.
    Pronat e tahir bythqirit jane te pastra!

  4. Cfar Dubai , ku shkon ky, aqe larg. ,Mbaro me keta qe i ke me thase brenda vendit e pushtetit, e pastaj hidhe shashken e gjoja veshtiresise se Dubait Na beni, ose krijoni ndo nje mizanskene bumi politik qe te dukeni se po punoni me pastertine e drejtesise qe e keni nxire e sketerosur . Prokurori me e kapur dhe e shitur se sot nuk ka patur. Keta si nxenes klase te sektit vetem me urdher partie veprojne, servile qe vetem me pavaresine nuk kane lidhje.LIgjin e bejne ci thoteMaliqi, e cti kemi besim ketijAspaku e pushteti,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *