• |
ide | kryesore

Inter në finalen ndaj City me “heronjtë” e Tripletës: Zhang fton në Stamboll edhe Morattin e Pellegrinin

-Instant, Sport
Zhang



Pothuajse të gjithë heronjtë e skuadrës së Tripletës, presidenti Massimo Moratti dhe paraardhësi i tij, Ernesto Pellegrini, do të jenë në Stamboll për ta shtyrë ekipin drejt një suksesi historik. Steven Zhang ka ftuar të gjithë protagonistët e finales së Champions League, të fituar në Madrid më 22 maj 2010, të shtunën në stadiumin Ataturk. Ai shpreson se shpirti i atij ekipi do të udhëheqë atë të teknikut Simone Inzaghi. Ashtu si në Bernabeu, prania e disa kolonave të Grande Inter të Herrerës kishte “ndriçuar” kapitenin Zanetti dhe shokët e tij kundër Bayern Munich. Jo të gjithë anëtarët e formacionit 2010 i janë përgjigjur ftesës deri më tani, por shumë do të jenë atje.

MORATTI E ZHANG

Natyrisht nuk mund të mungonte ftesa për ish-presidentin Massimo Moratti, familja e të cilit shkroi historinë e zikaltërve me trofe. Petrolieri ka një marrëdhënie të thellë me familjen Zhang dhe Steven ka folur shpesh me ish-pronarin zikaltër. Zhang e krijoi këtë raport sapo mbërriti në Milano dhe, më pas, kur mori detyrën nga Thohir. Ai kishte inteligjencën për të “thithur” interizmin e Morattit, për të marrë këshilla prej tij në vitet e para. E si Moratti, tani edhe ai ka filluar të fitojë. Ai ka pesë trofe në vitrinën e tij dhe tani i mungon Champions që Angelo dhe Massimo Moratti e kanë ngritur lart. Në Stamboll do të jetë edhe Ernesto Pellegrini që kishte triumfuar në Evropë para Morattit, por duke festuar dy herë me Kupën UEFA. Janë të ftuar gjithashtu të gjithë punonjësit aktualë të klubit që do të fluturojnë me charter të organizuar nga shoqëria. Familjarët e lojtarëve do të nisen të premten, një ditë para finales, ndërsa skuadra të enjten.

ZYRTARËT E FTUAR

Në kryeqytetin turk nuk do të mungojë as kryebashkiaku Giuseppe Sala, i cili sipas traditës do të jetë i ftuar nga UEFA-s. Ashtu si edhe kolegu i tij nga Mançesteri. Nga Nyon është nisur edhe ftesa për ministrin e Sportit, Andrea Abodi. Si anëtar i Ekzekutivit (dhe nënkryetar) i UEFA-s natyrisht do të jetë presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *