• |
ide | kryesore

Inzaghi zbulon recetën e Inter për finalen e Champions: “Me City duhet të dimë të vuajmë e të luajmë futboll”

-Instant, Sport
Inzaghi



Pasi përfundoi kampionatin me fitoren ndaj Torinos, Simone Inzaghi mund të përqendrohet në takimin më të rëndësishëm: finalen e Champions kundër Manchester City. “Sot City luante kundër United, i cili është një ekip i shkëlqyer. Ne do të duhet të jemi të aftë të vuajmë së bashku dhe të luajmë futboll, sepse duhet t’i heqim zotërimin, duke sulmuar me ekuilibër – shpjegoi trajneri i Inter -. Këtë javë do të përgatitemi, duke shpresuar të rikuperojmë të gjithë lojtarët. Ka shpresë, pastaj të shtunën do të jetë një sfidë e madhe, që ne të gjithë e presim me padurim”.

Në lidhje me ndjesitë e tij, Inzaghi tregon. “Është e qartë se është një emocion shumë i madh, por për fat kishim shumë gjëra në lojë. Që tani e tutje do ta shijoj më shumë së bashku me djemtë, stafin dhe gjithë botën e Inter – tha Inzaghi për Dazn -. Donim të fitonim Kupën e Italisë kur flitej vetëm për Stambollin, kështu që respekt grupit që e mbajti përqendrimin lart. 5 ndeshjet e fundit të kampionatit ishin të vështira, por djemtë bënë mirë. Tani mungon e 57-a dhe po shkojmë atje me besim”.

Brozovic dhe Lukaku ushqejnë ende dyshime për Stambollin, por kjo gjë nuk duket se e shqetëson teknikun. “I shohim çdo ditë. Nesër do të kemi një ditë pushimi, pastaj do të jetë një javë intensive. Do të jetë ndeshja e 57 dhe falë 56 të luajturave merituam më të rëndësishmen. Jemi rritur edhe falë disa humbjeve”.

Ndryshimi i marshit të ekipit në javët e fundit ka një shpjegim për teknikun Inzaghi. “Ne nuk kemi pasur lojtarë të rëndësishëm si Brozovic dhe Lukaku për 5 muaj. Nuk duhet të jetë alibi, por ata janë shumë të rëndësishëm. Pastaj fitoret dhe trofet japin ndërgjegjësim, ekipi është rritur. Në muajt e fundit kemi kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme, kemi rregulluar kampionatin dhe jemi kthyer në Champions League. Kemi fituar trofe dhe kemi arritur të realizojmë ëndrrën tonë për finalen. Tani do të luajmë me armët tona, duke e ditur që do të takojmë një ekip me vlerë absolute”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *