• |
ide | kryesore

Misteri i mbytjes së varkës me spiunë italianë dhe izraelitë të Mossad

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Mossad



Historia e një varke që u mbyt në Lago Maggiore në kuftirin mes Italisë dhe Zvicrës më 28 maj ka elemente të një romani me spiunë. 4 persona u mbytën tragjikisht në liqenin piktoresk në jug të alpeve zvicerane. Njëri ishte një ish-agjent i agjencisë së spiunazhit të Izraelit, “Mossad”, dy ishin oficerë të inteligjencës italiane dhe viktima e katërt ishte një grua ruse. Ata ishin mes 23 personave në bordin e varkës së vogël që u nis për të lundruar në liqen. Është pa dyshim një ngjarje traumatike për të mbijetuarit dhe për familjet që humbën të dashurit, por një sërë faktesh rreth rastit kanë nxitur spekulime se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Lago Maggiore dhe vija liqenore e tij ndahen midis rajoneve italiane të Lombardisë dhe Piemonte-s dhe kantonit zviceran të Ticino-s. Disa kompani që prodhojnë teknologji për përdorim ushtarak dhe civil janë të vendosura në Lombardi dhe Zvicra konsiderohet një vend tranzit për shumë anëtarë të inteligjencës. Disa nga njerëzit në barkë kishin apartamente dhe shtëpi atje. Ndërsa disa raporte thonë se lëvizja me varkë ishte një udhëtim i pafajshëm kënaqësie. Disa media të mëdha italiane raportojnë se ai ishte një takim pune sekret midis agjentëve italianë dhe izraelitë.

“Një apokalips zbriti mbi ne”

Ka interesim të madh për aksidentin dhe prokurori publik Carlo Nocerino është ngarkuar të zbulojë se çfarë ka ndodhur. Ai thotë se 13 nga personat në bord ishin agjentë italianë dhe 8 ishin agjentë izraelitë. Vetëm kapiteni Claudio Carminati dhe gruaja e tij ruse nuk punonin në inteligjencë. Lundrimi ishte planifikuar për të festuar ditëlindjen e dikujt në bord. Varka 15 metra e gjatë ishte një zgjedhje e duhur. Ajo quhej “Gooduria”, një lojë fjalësh që do të thotë “kënaqësi”. Por varka u godit papritmas nga një stuhi e fortë me erën rreth 70 km në orë.

“Në një moment prej 30 sekondash, një apokalips zbriti mbi ne. Varka u përmbys menjëherë dhe ne ramë në ujë” – ishte mënyra se si kapiteni Carminati e përshkroi incidentin sipas gazetës Corriere della Sera. Carminati u tha hetuesve se nuk ishte parashikuar mot i keq. Ai tani po hetohet nëse ka përgjegjësi për vdekjen e personave. Gruaja e tij, Anna Bozhkova është një ruse 50-vjeçare, e cila ka një leje qëndrimi për të jetuar në Itali. Viktimat janë Tiziana Barnobi, 53 vjeç dhe Claudio Alonzi, 62 vjeç, të dy anëtarë të shërbimit sekret italian.

Vdiq edhe një izraelit, 50-vjeçari Simoni Erez. Ai ishte një agjent i Mossad në pension. Emri i tij u publikua në mediat italiane edhe pse mediat në Izrael vazhdojnë të jenë të përmbajtura nga raportimi i emrit të tij. Të tjerët që ishin në bordin e varkës arritën të notonin në breg ose u nxorën nga uji nga mjete të tjera që u dërguan për të ndihmuar ose që ndodheshin në zonë. Shkaku i të gjitha vdekjeve është mbytja, megjithëse mediat italiane raportojnë se nuk është kryer asnjë ekzaminim pas vdekjes.

Të mbijetuarit e zhdukur

Një aspekt tjetër i misterit është se, sipas mediave italiane, të mbijetuarit e fatkeqësisë nxituan të largoheshin menjëherë më pas. Shtypi italian raporton se të mbijetuarit i morën me shpejtësi gjërat e tyre nga dhomat e hotelit dhe nga spitali ku kishin marrë mjekimin dhe u larguan. Nuk ka asnjë dokument për ata që kanë marrë trajtim mjekësor.

Izraelitët braktisën makinat e tyre me qira dhe të hënën ata u kthyen në shtëpi me një avion izraelit që i mori në Milano. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por prokurori publik, i tha BBC-së se ishte normale të publikoheshin vetëm emrat e viktimave dhe jo të të mbijetuarve. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi të mërkurën se izraeliti që vdiq ishte një anëtar në pension i Mossad.

“Mossad humbi një mik të dashur, një anëtar të përkushtuar dhe profesionist, i cili ia kushtoi jetën e tij sigurisë së shtetit të Izraelit për dekada. Duke pasur parasysh shërbimin e tij me agjencinë, nuk është e mundur të shtjellohet identiteti i tij” – shtoi ajo.

Një varkë e mbipopulluar?

Anija e përfshirë në incident nuk është nxjerrë ende në breg. Kjo do të thotë se hetimi nuk mund të fillojë ende siç duhet, tha prokurori për BBC.

“Për momentin varka është ngatërruar në fund të liqenit dhe mund të duhen dy ose tre ditë për ta ngritur atë” – tha ai duke shtuar se anija kishte kapacitet vetëm për 15 pasagjerë, por ishin 8 më shumë në bord. Raportohet se mbipopullimi e ka bërë më të vështirë për kapitenin manovrimin e varkës në kushte të pafavorshme atmosferike. Prokurorët po hetojnë se pse kishte më shumë njerëz se sa lejohej në bord dhe nëse ajo duhej të lundronte në liqen duke pasur parasysh motin e keq.

Sigurisht, me kaq shumë histori të mbetura të pasigurta, spekulimet ka të ngjarë të vazhdojnë. Karabinnierët, policia ushtarake e Italisë, po ndihmon hetimin. Ata i thanë BBC-së se do të analizonte varkën dhe kushtet e motit, por jo atë që njerëzit po bënin në bord. ©BBC, LAPSI.al

The Italian authorities take part in an investigation into the deadly capsizing of a boat



4 Comments

  1. Çar misteri ishte!!! Thjeshtë një një takim mes kolegësh italianë e izraelitë pasi kanë marrëdhënie të mira e një stuhi e papritur dhe e fuqishme që ka nja një muaj që janë bërë të zakonshme në Itali.Pastaj dhe ikja e tyre me shpejtësi është krejt normale. Përse quhen agjentë sekretë që të vazhdojnë të gjallët të jenë të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *