• |
ide | kryesore

Natalie Portman zbulon tradhëtinë e balerinit

Paparazzi, Slider



Natalie Portman dhe partneri i saj Benjamin Millepied po luftojnë për të shpëtuar martesën e tyre pasi ajo zbuloi se ai kishte një lidhje me një grua 25-vjeçare, thonë burimet për Page Six.

Dyshja,të cilët u martuan në vitin 2012, u ndnëa vitin e kaluar, por ia dolën të përballonin problemet e marrëdhënies së tyre.Tani martesa e tyre është tronditur edhe një herë nga zbulimet se ai tradhtoi.

Fotografitë e reja nga Franca sugjerojnë se Millepied ka kaluar kohë me aktivisten e re Camille Étienne. “Ata nuk janë ndarë dhe po përpiqen t’i zgjidhin gjërat. Beni po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë. Ai e do atë dhe familjen e tyre. Ajo është tepër private”, shpre një burim. Fokusi i saj më i madh për momentin është mbrojtja e fëmijëve.”

Portman dhe Millepied u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit të saj t “Black Swan”, për të cilin ai bëri koreografinë.Ata u fejuan në vitin 2010 dhe u martuan në Big Sur, Kaliforni, në vitin 2012.

Portman ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë kur mori çmimin e saj për aktoren më të mirë për filmin në vitin 2011, duke thënë: “Dashurisë sime të bukur, Benjamin Millepied, i cili u mor me koreografinë e filmit dhe tani më ka dhënë rolin më të rëndësishëm të jetës sime”, duke treguar barkun e saj. Çifti kanë djalin Aleph, 12 vjeç dhe Amalia, 6 vjeç. Përveç “Black Swan” dyshja kanë bashkëpunuar edhe në filmin e  vitit 2018 “Vox Lux”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *