• |
ide | kryesore

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Arkiva, Kryesore, Lajme
Beketi



Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të shkojë për të dëmshpërblyer biznesmenin kontrovers italian Francesco Beketi, të cilit qeveria socialiste i mbylli televizionin Agon Channel. Fillimisht Rama këmbënguli se Beccheti nuk e kishte fituar gjyqin dhe më pas kur vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit (International Centre for Settlement of Investment Disputes) u bë publik, para fushatës elektorale ai deklaroi se Shqipëria po rishikonte daljen nga juridiksioni i kësaj gjykate.

Ndërkohë avokatë dhe njohës së ligjit ndërkombëtar thonë se një gjë e tillë është e pamundur. Lapsi.al ka vendosur të shqyrtojë faktet për të parë se si qëndron e vërteta….

Mbi 8 vite përplasje në gjykatën ndërkombëtare të Arbitrazhit mes qeverisë shqiptare dhe Francesko Beketit kanë prodhuar një gjobë të majme prej 110 milionë eurosh që taksapaguesit shqiptarë do të duhet t’i paguajnë italianit. Arsyeja ishte sekuestrimi arbitrar i pasurive të Beketit në Shqipëri, përfshi Agon Channel me akuzat për pastrim parash dhe evazion fiskal. 

Ndërsa saga u mbyll me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pro Beketit në fillim të prillit 2023, Rama reagoi duke thënë se po konsiderohet tërheqja nga kjo gjykatë, një historik i vogël i reagimeve të Ramës kundrejt betejës gjyqësore me italianin do të shërbente për të çmontuar alibinë e kryeministrit muajin e fundit.

Paralajmërimeve se dëbimi i biznesmenit dhe mbyllja e “Agon Channel” do t’i kushtonte shtrenjtë Shqipërisë, Rama iu përgjigj ndër vite me një siguri moskokëçarëse se italiani “nuk do të marrë asnjë lek”. “Noc rrokun do të kapi” thoshte ai në intervista televizive.

E njëjta formulë përsëritej për sa kohë procesi ishte në vazhdim në gjykatë, madje edhe pasi u dha vendimi i parë në Prill të vitit 2019.

Por provat që paraqiti pala e Beketit në gjykatë do ta gozhdonin qeverinë. Shteti shqiptar do ta humbiste betejën ligjore si pasojë e një veprimi të konsideruar si të motivuar politikisht.

Nje bisedë e zhvilluar mes Beketit dhe sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçit, në vitin 2014 që u çua në gjykatë zbulonte se si ky i fundit thoshte Beketit se “nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit”.

Gjithashtu një mesazh kërcënues nga kryebashkiaku socialist i Tiranës Erion Veliaj në ditën e tij të dasmën për grupin e xhirimit të Agon Channel do të peshonte shumë në favor të italianit. “Thuaj atij që do bëjë gjithë qeverinë armik pa shkak” – shkruante Veliaj.

Por vendimi u mor dhe Shqipëria u dënua të nxirrte nga arka e saj 110 milionë euro me gjithë kamatat.  

Por kryeministri Rama mendoi se mund të vazhdonte ta trajtonte njësoj lajmin si pjesë e emocioneve të fushatës elektorale.  “Shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!” ishte mesazhi që kryeministri publikoi kreu i qeverisë në Tëitter.

Por pas mbledhjes së qeverisë të premten e parë të prillit, Rama ndryshoi qëndrim. Nuk tha më se biznesmeni nuk do të marrë asnjë lek, por aludoi se për të shmangur pagesën Shqipëria do të dalë fare nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit ICSID.

“Po analizojmë dhe mundësinë të daljes fare nga ai juridiksion sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur” u shpreh Rama duke e zhvendosur përballjen nga Shqipëria kundër Beketit, tek Shqipëria kundër gjykatës.

Por ndërkohë në realitet ndodhte e kundërta.

Gazeta “Der Standard” njoftoi se asetet e shtetit shqiptar kishin filluar të bllokoheshin nëpër Europë si pasojë e urdhrit të gjykatës, Rama e quante këtë media kazan. “Asnjë lekë nuk do të marrë” – përsëriste Rama.

E ndërsa vendimi i prillit 2019 që italiani “mashtro”, siç e quan shpesh Rama, do të marrë 110 milionë eurot, ishte i shkruar e zezë në të bardhë, mohimi në 2023 i të drejtës së Shqipërisë për ta apeluar këtë çështje i dha asaj formë të prerë.

Kryeministri luajti kartën e fundit me një ankimim për të mos i paguar këto para me pretendimin se ish-investitori italian është dënuar nga gjykatat shqiptare.

Tani qeveria është e detyruar të paguaj këtë shumë plus kamatat dhe shpenzimet e larta gjyqësore, ose ish pronari i Agon Channel do të bllokojë llogaritë e shtetit shqiptar në bankat e huaja. Dokumenti që ka siguruar Lapsi.al tregon se ky proces ka filluar të ndodhë. 

Po sa ka bazë alibi që ngriti kryeministri se për të mos paguar dënimin Shqipëria do të dalë nga Juridiksioni i Gjykatës së arbitrazhit?

Një vëzhgim i konventës së Gjykatës së Arbitrazhit mjafton për të zbuluar se edhe sikur Rama të vendoste të tërhiqej nga kjo Gjykatë, do të duheshin gjashtë muaj për t’u shkëputur nga juridiksioni i saj. Ky vendim nuk do të shpërbënte një vendim të marrë nga Gjykata për sa kohë Shqipëria ishte plotësisht pjesë e juridiksionit të saj.

“Nëse do të ndërmerrej ky proces (i daljes nga Gjykata e Arbitrazhit) dhe nëse do të finalizohej ky proces nga pikëpamja ligjore, sërisht efektet e kësaj vendimarrje nuk do të ndikonin.” – shpjegoi për Lapsi.al Fatos Lazimi, ish ish-anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Paris, qershor 2014 – qershor 2021.

Dalja e Shqipërisë nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit, që është e financuar nga Banka Botërore, do ta vendoste Shqipërinë përkrah Republikës Islamike të Iranit, Mianmarit, Libisë dhe disa vendeve të tjera që pak ose aspak i lidh me boshtin gjeopolitik të Shqipërisë. Të gjithë vendet aleate tonat, nga SHBA tek ato të BE-së janë pjesë e juridiksionit të Gjykatës.

Përpos kësaj, një dalje nga kjo Gjykatë do të sinjalizonte një Shqipëri pa garanci për biznesin e huaj. Një përplasje me shtetin do të ishte fatale për një investitor të huaj që nuk do të kishte ku të ankohej.

Pra ndryshe nga ç’pretendonte kryeministri Shqipëria nuk ka asnjë shpresë ti shpëtojë këtij dënimi dhe është pothuajse e pamundur që ajo të dalë nga Juridisioni i ICSID. Ndonëse deklaratat e z. Rama janë bërë në 7 pril, që atëherë qeveria s’ka bërë asnjë hap konkret për të vënë në veprim deklaratat politike të shefit të saj.  ©LAPSI.AL 




15 Comments

    1. Ku vet eshte ali baba me 40 hajduterit. Ne nje vend normal nuk do i paguante kush taksa asamblit babezia. Ne nje vend normal do kishte vetem mos bindje civile deri sa keta te shporeshin njeher e mire neper biruca burgjesh

      1. Kujton se drejtësia ndërkombëtare është si drejtësia në Shqipëri që komandohet nga vetë Palloshi.Dhe dënimin që gjykata ka dhënë për Bechetin nuk e konsideruan dhe ajo nuk ka vlefshmëri pra duhet të anullohet me pa tjetër nga shkalla e ll ose e lartë.

      2. Trishtim, mjerim, depresion, vrasje, azil pa fund….Panorama e popullit.
        Palasa., Dhermiu.vila ne Hamallaj e alpe hotele me 5 yje ne Perendim..fundjava me veshje dhe shpenzime luksi …Panorama e 4 mij capaçulve që qarkullojn qindra milion euro te taksave tona.

    2. Keshtu do ti ndollin fisit komunist shum shpejt nga ishpronoret dhe gjith shqiptaret qe jan rjepur nga ky fis ne 1 shekull demshperblim bashk me kamat tashme skan se ku te futen i ka mbyt zullumi

    1. Mendoj SE vete poplli e do ni pallosh SI KY I gjati …!ja pse Me ramen munesh me vjedh,te merresh me droge,besa vret mi njeri dhe shpeton pa therr ne kame.Keni par SI erdhi ne pushtet I liroj nga burgu te gjithe te denuarit per krime te ndryshem,Tash I ka aleati ,eshte ni lavatri e te hujve ,e pengon Albin Kurti ,Po ksi i.d.i.o.t.i.zor qe gjen,karakter loss.

  1. Trishtim, mjerim, depresion, vrasje, azil pa fund….Panorama e popullit.
    Palasa., Dhermiu.vila ne Hamallaj e alpe hotele me 5 yje ne Perendim..fundjava me veshje dhe shpenzime luksi …Panorama e 4 mij capaçulve që qarkullojn qindra milion euro te taksave tona.

    1. euro droge dhe korrupsioni. ske ci ben se jane vari karin njerezit. plus presioni nga shteti dhe propaganda non stop, jane te fikur e te njomur, nuk ndezin

  2. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    “Duel gjigandësh”!Kush kishte më prioritet në duelin mafioz Rama-Beketi?Francesco Beketi është bir kurve,ndërsa drogaxhiu Rama është nip kurve(Nipi Maries guzhinierja dhe dashnorja A.Zogut). Kështu që dihej fundi se Rama nuk ja fut kurrë Beketit.Mjer Shqipëria e shkretë në dorë të kujt ka rënë,edhe pas 100 vitesh nuk e merr veten.

  3. ramen e kemi dhurate nga fatos nano , se ca pati e mori nga parisi ku qihej ne bythe poshte urave.

    Rama profilin nga sigurimi e ka pasur te sakte qe ne 1986. nuk vlen! dhe e kan shkrujt dhe e dinin se ishti nipi i kolekes dhe cuni i kristaqit. jan tregu shume dashamires.

    ca pret nga nje bastard si rama !

  4. Nuk ka diskutim qe KM eshte ne marreveshje me Bechettin per ti ndare eurot pergjysme.

    Motoja e tij ‘kudo, kurdo dhe vazhdimisht” te grumbulloje para nga ky popull skllavridashes.

    I lumte, ky paska qene me i zgjuari i gjithe kryeministrave qe ka pase Shqiperia qe nga Ismail

    Qemali e ketej. E gjithe pasuria e tyre e marre se bashku nuk eshte as sa e njemilionta e

    pasurise qe ka gllaberuar rama. hallall. Kur gjen lesh, bej pershesh.

    1. Eshte cmenduri te shikoje Kryeministrin te thote qe do dalim nga arbitrazhi nderkombetar!?
      Por nuk eshte habi per faktin se ai s’ka haber nga minimumi i funksionimit te nje shteti; ky eshte kryeministri me i pashkolluar ne historine e ketij vendi.
      Arsimi i tij baze eshte 8 vjecar sepse te mesmen picture, te larten pikture dhe mendoni se dhe degen e piktures e ka marre nga i ati Kristaqi.
      Nuk ke si t’i zesh faj nje individi te tille per ligje nderkombtare. Si mund te thote Beketi do marre Noc Rrokun. Kujton se flet me Rakipin e Kamzes jo me arbitrazhin nderkomtar.
      Sjellja e kryeministrit eshte kriminale, I ka shkaktuar ketij vendi dhe taksapaguesve shqiptare deme kolosale ekonomike. Minimumi eshte shperdorim detyre.

  5. Noc rrokun e Becchetit kapi Rama por qe kushto 110 milion.

    Noc rroku me shtrenjte ne historine e njerezimit.

  6. Cfare pret nga nje kryeminister qe nuk e ka idene se cfare eshte ligji e shteti. Deshtak i perjetshem. Rrumpallist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *