• |
ide | kryesore

Tentohet grabitja e një biznesi betoni në Tiranë – Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
biznesi



Rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele, në rrugën dytësore të aksit Tiranë – Durrës, 4 persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me dhunë në një biznesi privat për prodhimin dhe shitjen e betonit.

Policia thotë se për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë të këtij biznesi dhe mbështetjes dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë, personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar.

“Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar” – thotë policia. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *