• |
ide | kryesore

Video/ Erzeni përmbyt Korabin në shtesë: shijakasit edhe një vit në Superiore, dëshpërohen dibranët

-Instant, F1, Sport, Video
Erzeni



120 minuta në Niko Dovana pëqr të përcaktuar skuadrën që do të qendrojë edhe vitin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar. Erzeni ka siguruar kështu prezencën për një tjetër edicion në Kategorinë Superiore. Skuadra shijakase ka mbrojtur vendin e saj duke kaluar 2-1 Korabin, pas kohëve shtesë, në finalen e play-out.

Dibranët në fakt besonin se mund tia dilnin, sidomos pasi kaluan Flamurtarin, për të mbërritur në aktin e fundit. Erzeni nga ana tjetër vinte nga një seri negative në kampionat, që i rrezikoi jo pak edhe rënien direkte. Sidoqoftë, në stadiumin e shtëpisë Erzeni u mundua të imponojë ritëm e lojë, i lehtësuar edhe nga goli i shpejtë i Sadikit. Në minutën e 3′, në zhvillimet e një goditje këndi të luajtur shkurt, Alan harkoi për Sadikin i cili me kokë shënoi golin e avantazhit.

Korabi megjithatë nuk hoqi dorë nga ëndërra dhe u mundua të balancojë lojën, duke shfrytëzuar edhe zhdërvjellsinë e Kekos. Të besuarit e Shpend Kumbarçes ia dolën në minutën e 19′ të ekuilibrojnë situatën me golin e Tabakut. Lojtari bëri gjithcka mirë brenda zonës, duke mposhtur Xhikën. Shijakasit e drejtuar nga Deliallisi reaguan dhe u munduan të gjejnë hapësirën për të ndëshkuar dibranët, tani të mbledhur rreth zonës, në pritje të ndonjë kundërsulmi.

Sidoqoftë gjithcka shkoi në shtesë, aty ku vendosi Mehmeti, tre minuta pasi kishte nisur e para. Një pasim inteligjen mes linjave gjeti Mehmetin të lirë para portës e goditja e tij mposhti Qyranin, duke vendosur ndeshjen. Në fund shijakasit shënuan edhe golin e tretë me Kapllanin, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. Erzeni bëhet kështu skuadra e 10 e Superiores, e vetmja që nuk ishte zrytarizuar ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *