• |
ide | kryesore

Video/ Fundi i hidhur i Leo Messi në Paris: argjentinasi fishkëllehet, PSG thyhet 3-2 me përmbysje

-Instant, Sport, Video
PSG



PSG arrin tia prishë gjithnjë festën vetes, sidomos kur nuk duhet. Ishte ndeshja e fundit e sezonit, kundër një ekipi modest si Clermont. E megjithatë klubi i emirit të Katarit arriti ta shkatërrojë mbrëmjen, duke humbur 3-2 para tifozëve të tij. Nga ana e tyre ata shënjestruan Leo Messin, duke i markuar herën e fundit si parisien me fishkëllima. Argjentinasi largohet nga Ligue 1 pa arritur të udhëheqë PSG-në drejt triumfit në Champions League. Megjithatë, një kontratë miliardere në e pret në Arabinë Saudite, gjithnjë nëse nuk kthehet te Barcelona.

DUARTROKITJE E FISHKËLLIMA

Ndërkohë, Messi, lideri i renditjes për asiste (16), largohet mes fishkëllimave dhe me një humbje që mund ta shmangte në minutën e 54′, por e majta e tij shkoi lart. PSG avantazhin e mori me Ramos (16′), edhe ai në ndeshjen e lamtumirës, por ndryshe nga argjentinasi u brohorit nga stadiumi. Ish-kapiteni i Real ishte ndër të paktët që u mbështetën nga ultrasit e PSG që intonuan kore edhe në mbështetje të Sergio Rico, portierit rezervë që është rëndë në spital pas rënies nga kali. Dyfishimi mbajti firmën e Mbappé, me një penallti (19′) që e bëri golashënuesin më të mirë për të pestën herë radhazi, si vetëm Papin, Leëandoëski dhe pikërisht Messi kishin bërë në të kaluarën. Më pas nisi përmbysja e Clermont. Gastien përfitoi nga një rrëmujë mes Verratti dhe Donnarumma (24′), pastaj Zeffane (46′) dhe Kyei 63′ kompletuan misionin.

VERDIKTET

PSG përfundoi kështu me një pikë të vetme avantazh ndaj Lens, që u kualifikua direkt në Champions League. Marseille ndërkohë duhet të kalojë përmes paraeliminatireve. Me fitoren në Brest (1-2), Rennes shkon në Europa League, duke ia rrëmbyer Lille, që u ndal në Troyes (1-1) dhe shkoi në Conference. Nantes shpëtoi me fitoren 1-0 ndaj Angers. Kështu, ishte Auxerre që zbriti në Ligue 1, i mposhtur nga Lens (1-3), së bashku me Ajaccio, Troyes dhe Angers.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *