• |
ide | kryesore

Video/ Nga debutimi te ëndërrat, talenti i Bristol gati për Sylvinhon: “Luajmë për dy fitore”

-Instant, Sport, Video
Sylvinho



Nga League One, në Championship e drejt e në kombëtare me ftesën e teknikut Sylvinho brenda një viti. Ka qenë një sezon për tu mbajtur mend për mesfushori Anis Mehmeti. Talenti shqiptari e nisi sezonin me Wycombe Wanderers në League One të Anglisë, duke qenë protagonist absolut me 9 gola për ekipin e tij. Kaq mjaftoi që interesi për lojtarin shqiptar të rritej dhe ne janar erdhi transferimi te Bristol City, që militon në Championship, kategoria e dytë e futbollit në Angli.

Edhe aty Mehmeti po bëhet një lojtar kyç, ndërkohë që forma e tij e mirë solli edhe ftesën e parë në Kombëtaren A, duke debutuar ndaj Polonisë në sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2024. “Ky ka qenë një vit shumë special për mua. E nisa sezonin me Ëycombe duke qenë në formë shumë të mirë. Më pas erdhi transferimi te Bristol City në janar dhe në muajin mars debutimi me Kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Polonisë. Të luajë me fanellën kuqezi ka qenë ëndërr për mua dhe për familjen time. Ka akoma shumë për t’u përmirësuar, sigurisht që kam pasur shumë emocione, ishte një ditë shumë speciale për mua. Jam ndjerë shumë mirë për debutimin në Kombëtare, ashtu si edhe familja ime që ishte shumë e lumtur”, ka zbuluar Mehmeti për Fshf.org.

Tani sigurisht vijnë dy ndeshje të rëndësishme në optikën kualifikim. Mehmeti ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe nesër do të vihet nën urdhërat e teknikut Sylvinho. Përpara janë dy ndeshjet kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Mesfushori sulmues është i qartë për objektivat në dy ndeshjet e qershorit me Kombëtaren, teksa mezi pret të debutojë përpara tifozëve kuqezi në shtëpi më 17 qershor: “Kemi përpara dy ndeshje për kualifikueset e Europianit, do të luajmë me objektivin për të fituar të dyja ndeshjet. Do të luajmë patjetër me shumë dëshirë dhe agresivitet të dyja këto sfida. Debutimin e parë e parë në transfertë ndaj Polonisë, tani debutimin e vërtetë e kam ndaj Moldavisë përballë tifozave kuqezi”, e mbylli 22-vjeçari.

https://youtu.be/cWmRIasrSIw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *