• |
ide | kryesore

Zbardhet skema e marrjes së ryshfetit tek Ministria e Shëndetësisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistet, Laura Shteto për korrupsion në një tender, SPAK doli me një njoftim, duke bërë të ditur se në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, administratori i kompanisë, Vladimir Topi dhe inxhinier i firmës, Silvi Shehi.

Sipas SPAK shuma monetare prej 330 mijë lekë është dhënë si ryshfet nga Vladimir Topi, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë, me objekt supervizimin dhe rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës.

Shuma e parave është marrë nga Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë kompanisë fituese në banesën e administratorit, i cili ja ka dhënë më pas zyrtares tjetër, Laureta Sheto, që ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Joana Duro.

Dy zyrtaret, Joana Duro dhe Laura Sheto akuzohen nga SPAK për veprat penale “Korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Njoftimi i SPAK:

Në vijim të njoftimit të datës 03.06.2023, informojmë se në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.10/1 të vitit 2023, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 03.06.2023 dhe 04.06.2023 urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj shtetasve V. T. dhe S. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nene 245 dhe 25 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore është krijuar dyshimi se vlera e përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasja J.D., me funksionin Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në shumën 330.000 lekë), është dhënë si ryshfet nga shtetasi V.T., administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Po ashtu, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin se shtetasi S. Sh., me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e shtetasit V. T., ja ka dërguar më pas shtetases L. Sh., e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, J. D., kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *