• |
ide | kryesore

800 milionët e sheikëve nuk bindin aq shumë, babai i Leo Messi: “Ai dëshiron të kthehet te Barcelona”

-Instant, Sport, Video
messi



Në Barcelonë janë rindezur shpresat për rikthimin e Lionel Messi. Mëngjesin e sotëm babai dhe menaxheri i futbollistit argjentinas, Jorge Messi, ka qenë në qytetin katalanas. Ai është takuar në rezidencën e presidentit të klubit blaugrana me Joan Laporta. Shumë gazetarë, të sinjalizuar për ardhjen e tij, e pyetën për mundësinë e një rikthimi të Pleshtit. E Messi senior lejoi të thoshte diçka më shumë, duke hapur derën për hipotezën e bujshme: “Leo dëshiron të kthehet te Barça dhe unë gjithashtu do të doja që ai të kthehej. Kemi besim se mund të kthehet”.

“Sigurisht që ai do të donte të kthehej – shtoi Jorge – është opsioni i tij i preferuar. Do të shohim. Kemi shumë për të folur”. Messi, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit për Paris Saint Germain gjatë fundjavës, po kërkohet me këmbëngulje nga klubi saudit Al-Hilal. Arabët janë gati t’i ofrojnë 800 milionë euro për dy vjet. Në këtë pikë, financiarisht sheikët janë të pakonkurrueshëm. Barca synon te nostalgjia dhe dëshira për të qenë në nivele të larta të futbollit të argjentinasit. Të interesuar janë edhe Inter Miami që nuk ofron dot një shifër kaq të lartë, por një kontratë të mirë dhe një kuotë të shoqërisë.

Lexo më tej: Messi, ndeshja e fundit me PSG: “Të martën njoftimi i Al-Hilal”. Por Xavi nuk heq dorë

FJALËT E JORGE MESSI

E pastaj është Barça, në vështirësi financiare, që nuk mund të përballojë shifra të caktuara. Katalanasit shpresojnë të jenë në gjendje të shfrytëzojnë dëshirën e argjentinasit për t’u kthyer në shtëpi. Babai i tij dhe Laporta kanë folur piëkrisht për këtë, “të shohim”. Një zgjedhje zemre, ajo e kampionit argjentinas të botës. Sigurisht që Messi nuk do të kthehet falas në Katalonjë, por duhet të ulë qartazi pretendimet e tij ekonomike. Pleshti duhet të heqë dorë nga shifrat faraonike që i ofrohen në Arabi. Ka ende kohë për të zbritur në Gji, tashmë vullneti i 7-herë fituesit të Topit të Artë është të kthehet te Blaugrana, duke kënaqur kështu edhe familjen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *