• |
ide | kryesore

Aksion i madh antidroge në Itali/ Arrestohen 25 persona, një pjesë e tyre shqiptarë

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e sotëm në provincën e Kozencës, në Itali dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian, ushtarët e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Catanzaro ekzekutuan masat e sigurisë ndaj 25 personave.

Personat e vënë në pranga akuzohen për krijimin e grupit kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni është ndërmarrë pas hetimeve në bashkëpunim mes autoriteteve gjermane, e belge, si dhe me ndihmën e Europol, e padyshim italianët kanë pasur një rol të rëndësishëm, duke qenë se shumica e arrestimeve janë kryer në shtetin fqinj.

Personave të arrestuar, një pjesë e të cilëve shqiptarë, iu është sekuestruar një pasuri me vlerë 3.8 milionë euro.

Detajet do të bëhen të ditura gjatë konferencës për shtyp e cila do të zhvillohet në orën 10.30 të mëngjesit të sotëm, 5 qershor 2023, në Catanzaro, Piazza Stoço, në ambientet e reja të Prokurorisë Publike – Drejtoria e Qarkut Antimafia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *