• |
ide | kryesore

Arrestimi tek “Shëndetësia”/ Si i lajnë duart në qeverinë e Ramës me ata që kapen

Kryesore, Lajme



Për t’i mbrojtur nderin dikasterit që drejton Ogerta Manastirliu u kujdes të priste tre ditë, pastaj reagoi. Që nga e premtja, kur oficerët e BKH-së hynë në zyrat e ministrisë dhe kapën sekretaren e saj të përgjithshme me paratë e ryshfetit në duar, ministrja zgjodhi të heshtë. Kur foli në parlament, në fjalimin që kishte shkruar zgjodhi të përdorë një gjuhë të drunjtë. “Distancohemi nga kjo ngjarje si institucion. Është një ngjarje e trishtë dhe e rëndë. Është qëndrimi që kemi dhe do kemi gjithmonë për çdo rast në shkelje të ligjit, çdo rast të abuzimit me detyrën” tha ajo në Kuvend. “Përgjegjësia është individuale” u përgjigj në fjalimin e shkruar, pasi deputetët e opozitës i kërkuan dorëheqjen.

Por sekretarja e përgjithshme Joana Duro nuk ishte një nëpunëse dosido e ministrisë së shëndetësisë. Me pozicionin që kishte, ajo konsiderohet titullari me i larte ne hierarkine e administrates në një ministri. Varësia është direkte nga Manastirliu.

Ashtu siç pritej, në parlament ministrja nuk shfaqi asnjë luhatje për të dhënë dorëheqjen, për sa kohë çështja është nën hetim.

Ky nuk është rasti i parë, kur një nëpunës i veshur me pushtet bie në pranga, por ngjarja izolohet në përgjegjësi personale. Delina Ibrahimaj e Ministrisë së Financave u shfaq njësoj e paditur kur u arrestua sekretari i saj i përgjithshem, Arlind Gjokutaj. “Nuk bëhemi gjyqtarë, as prokurorë. Çështjen ia kemi lënë në dorë drejtësisë” tha Ibrahimaj, kur u pyet nga gazetërët. Por përse shfaqen kaq indiferente ministret

Kjo sjellje është reflektim i të njëjtës filozofi me të cilën qeveris shefi i tyre, kryeministri Edi Rama. Rastet kur bashkëpuntorë të ngushtë, të zgjedhur direkt prej tij kanë përfunduar pas hekurave janë të shumta. Por Rama i ka ikur përgjegjësisë duke dalë sikur nuk di gjë, njësoj siç bëjnë vartëset e tij sot.

Kur u pyet në komisionin e hetimit të inceneratorëve për arrestimin e Lefter Kokës, Rama deklaroi “E kam thënë publikisht që në momentin që drejtësia i kërkon hesap dikujt ndër ne ai duhet të marrë avokat. Ne nuk jemi zyrë avokatie dhe çështjet me drejtësinë janë individuale, nuk janë çështje politike, as kolektive, as partiake”. Pastaj për Arben Ahmetajn, njësoj lau duart duke thënë: “Nëse ne nisemi për një betejë të caktuar dhe rrugës dikush apo disa që janë nisur për të arritur atë qëllim këpusin edhe dardha dhe mollë për t’i futur në trasta mbas shpinës time, kjo është një çështje që nuk e kanë me mua, e kanë me drejtësinë”. Edhe kur SPAK arrestoi ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën, Rama sërish u shpreh: “PS nuk është zyrë avokatie për askënd, kështu që secili duhet të gjejë avokatë vetë”.

Metafora e mollëve dhe e dardhave që bien pas shpinës së kryeministrit dhe që i hanë të tjerët vështirë se besohen. Jo më kot, raportet e perceptimit të Transparency International tregojnë se Shqipëria ka ngecur në luftën kundër kundër korrupsionit duke u afruar gjithnjë e më shumë me shtetet afrikane. Ndërkohë mendësia, sipas së cilës kush kapet, kryen dënimin dhe respekton kodin e heshtjes, më shumë se me vizionin e një organizate politike, ngjan me atë të një organizate kriminale./Lapsi.al



13 Comments

  1. Edhe shoku Enver gjente shume armiq….. madje te afert!
    POR KJO NUK E LËKUNDTE BRSIMIN E POPULLIT🤣🤣🤣🤣🤣 TEK AI😂😂😂😂😂

  2. I vetmi mekanizëm presioni që mund të ushtrohet mbi Sali Berishën është anti-berishizmi i dëshmuar në opozitë me rreth 100 mijë vota në kuti votimi dhe 250 mijë të tjerë që e refuzuan ta votojnë. Nëse bie ky mekanizëm presioni mbi Berishën, atëherë Berisha nuk ikën kurrë, humbja nuk ikën kurrë dhe bashkimi me Berishën është vetëm bashkim me humbjen.

  3. Saimir Tahiri doli… Neser mund te hysh dhe ti brenda… Per nje gjobe makine p.sh.. Naten e mire te gjitheve…Sidomos ata qe jane ne migrim, por edhe ata qe jetojne ne Shqiperi…

  4. DREJTËSIA

    Në ç’kohë jetuam e po jetojmë,
    si nuk pamë asnjëherë drejtësi,
    na mashtruan e na mashtrojnë,
    politikanët e vjetër dhe soj i ri.

    Zhvatën sa deshën këta makutë,
    pa pikë turpi e plot babëzi,
    veç gënjeshtra, dënim një mut,
    drejtësia e shpresuar një utopi!

    E kanë fajin njerëzit apo sistemi?
    Sorrollatje në këtë rreth vicioz,
    rëndësi ka kush do jetë ”mbreti”,
    ky sharlatan kaq ambicioz.

    Faji gjithmonë ngelet jetim,
    shpresa tashmë nuk ka vlerë,
    deshëm lirinë dhe demokracinë,
    morrëm thjesht një mut mender!

    Komunizmi na la bujqësinë,
    demokracia na la veç një pras,
    nga diktatura në diktaturë,
    prodhuam vetëm shokë Taras.

    Sytë i patëm ne nga Europa,
    por ajo na doli kurvë plakë,
    ngelëm 30 vite në tranzicion,
    përpara s’bëmë asnjë hap.

    Shpresa na ngeli te Amerika,
    kjo lidere botërore e demokracive,
    që tërë kohës na përmend peshqit,
    por mbështet diktatorët e partive.

    E vërteta vonon por nuk harron,
    demokracia amerikane një fasadë,
    zgjedhjet e fundit atje një dalje boje,
    me teori manipulimi, o sa gallatë!

    Ndërkombëtarët na i varën shpresat,
    te struktura e re e quajtur SPAK,
    që ashtu si OFL, është fiasko e madhe,
    peshqit e mëdhenj s’guxon t’i kapë.

    E ç’të bëjmë në këtë xhungël?
    Kemi tërë kohës në semafor,
    mirë pa punë edhe të varfër,
    por nuk kemi as ujë 24 orë!

    Popullin e vodhën dhe e lodhën,
    ia nxorrën jashtë qumështin e nënës,
    parajsa demokratike porsi ferr,
    duket sikur po vete në të s’ëmës!

    1. Ke te drejte i dashur mik
      Me keto vargje bukur fort
      Kemi mbi krye kete armik
      Nga ky hall spo dalim dot

      Kemi shprese vetem ke zoti
      Te tjeret miq i kemi humb
      Te mos e humbim as kete
      Perndryshe shkojme e mbytemi n’lum

  5. DY SKUADRA FUTBOLLI TE KRYEHAJDUTIT TE SURRELIT JANE NE BURG NJE ME FEMRA DHE TJETRA ME BURRA TE GJITHE. PER HAJDUTLLIK. PO. KUSH I KRYESON TE GRAVE TRAJNERE ESHTE. BALLUKJA MILJARDERE TE BURRAVE. ESHTE BURRI I GRAVE SOLIDARE TE DY JANE JASHTE PO EMBELSOHEN. AKOMA ME MILIARDAT. E. VJEDHURA. BUKUR HE. MAJA E MAJAVE TE CILIT PO I. BEJNE. PADREJTESI SE JA HENGREN. DARDHAT RRUSHIN. FIQTE. POR. JO. SHUFRAT. ME FLORI. DHE. THESET ME MIELL TE BARDHE DHE DOLLARE TE. FSHEHURA NE TUNELIN. E SHTEPISE NE. SURREL. QE I KA BASHKE ME VELLAIN BANDIT HAJDUT DHE DROGAXHI NE DITET QE VIJNE DO TE ARRESTOHEN DHE DISA HAJDUTE TE TJERE QE DO TE FORMOJNE SKUADREN MIKS BURRA DHE GRA. BASHKE. QE. DO TE KETE TRAJNERE ELISEN. 5. MILIONSHE BEHUNI GATI PO. JU LESHON. KRYEHAJDUTI !

  6. Ne Shqipo ka ca kohe qe ecet me koke poshte. Duke kapur bishtin na shesin pergjegjesine. Po nejse, ne e dime qe ju e dini qe ne shtiremi sikur nuk e dime. Do na kryesh ndonje pune, ndonje reforme ne administrate psh??

  7. Autori si duket nuk e kupton modus operandi te Rames dhe organizates se tij enveristo-mafioze. Funksionon si kartel! Nese hap gojen, ekzekutohesh. Nese te kapin me presh ne duar, lincohesh dhe je ne “koken” tende. Ata madje e thone hapur, pergjegjesia penale eshte individuale (si dhe ligji shkruan)!!! Ama, nese nuk te zene, jo vetem qe ben ca te duash, por ke detyrime per Partine, zgjedhjet, Kryetarin! A i keni pare ata qe jane ne burgje te flasin per kryetarin? Jo. Kurre!!! Pse? Kane familje pra, femije, farefis qe vazhdon lidhur fort me partine dhe “te mirat” qe pjell ajo: punesim, rroge, honorare, akses neper sherbime, dhe sigurisht perfitime kolosale permes korrupsionit dhe mbrojtje te pasurise ilegale nga vete “bosi bosave” shoku Ed.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *