• |
ide | kryesore

Celibashi: Të dhënat nga rinumërimi përputhen 100%

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
KQZ, celibashi, votimi elektronik



Komisioneri Ilirjan Celibashi thotë se të dhënat e dala nga rinumërimi i disa kutive të votimit për Bashkitë Elbasan dhe Kamëz kanë treguar se ato përputhen plotësisht me të dhënat që kanë gjeneruar pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.

“Të dhënat e dala nga rinumërimi, përputhen 100% me rezultatin e sistemit elektronik të transmetuara nga pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në KQZ Shqiperi”, shkruan komisioneri Ilirjan Celibashi.

Ai tha se të dhënat nga rivlerësimi/rinumërimi i disa QV-ve janë të Bashkisë Elbasan dhe Kamëz. Në zgjedhjet e 14 Majit, veç dy bashkive të mësipërme, u votua dhe numërua elektronikisht edhe në atë të Vorës.

Opozita ka pretenduar se në zgjedhjet e 14 Majit pati manipulim të vullnetit të zgjedhësve dhe një ndër arsyet ka qenë dhe votimi dhe numërimi elektronik.

Tre ditë më parë, në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha u shprehur se vetëm në 6 qendra votimi në Kamëz janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative.

“Kemi rezultatet e para të shqyrtimit të procesit elektoral në 6 qendra votimi në Kamëz kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki. Në këto 6 qendra janë gjetur 240 raste ndërhyrjeje manipulative. Operatori voton vetë më disa karta identiteti. Komisionerja e PS voton për votuesin. Ka dhe raste të tjera ku voton 1 person për 3 votues”, tha Berisha.

Berisha paraqiti pamjet filmike para gazetarëve ku sipas tij janë rastet ku ka ndërhyrje në procesin e votimit.

“Ja një person që voton me dy xhandarë, një në anë dhe një në anën tjetër. Kjo është farsë kriminale dhe këto janë kriminelë gjakftohtë”, shprehet Berisha.

Gjithashtu para gazetarëve Berisha tha se e njëjta gjë ka ndodhur dhe në Elbasan dhe se rezultati i zgjedhjeve nuk është i saktë.

“Të dhënat flasin se në Elbasan janë përdorur gjerësisht këto praktika kriminale dhe asgjë nuk qëndron ne rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por ne vazhdojmë shqyrtimin e të gjitha materialeve. Kemi të bëjmë me një dhunim masiv të ligjit”-tha Berisha.



2 Comments

  1. Jo se Bashke fitojme , pretendonte se Qelbashi do benne numrim te ndershem,sepse nderi nuk eshte ne karakterin e tije, (ndryshe juk do ishte emeruar) por per ti treguar shqiptareve se votat edhe kete here,si per here ne keta dhjete vite jane vjedhur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *