• |
ide | kryesore

Deputetja britanike: Pse sulmohet Kosova aleate dhe jo Serbia që nxiti tensionet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
deputetja



Deputetja konservatore në Parlamentin britanik, Alicia Kearns ka folur për krizën në veri të Kosovës në dhomën e Ulët të Parlamentit. Ajo ka bërë thirrje që të adresohet me urgjencë kriza në veri të vendit dhe ka kërkuar përgjigje nga qeveria britanike për presionin e tepruar ndaj një aleati siç është qeveria e Prishtinës. Ajo e ka quajtur ndërhyrje të jashtme nga Serbia, bojkotin e zgjedhjeve lokale në Kosovë për 4 komunat veriore.

“Javën e kaluar, kryetarët e zgjedhur kërkuan që të ushtrojnë rolet e tyre, jo në mënyrë të dhunshme. U bë e dhunshme për shkak dhunës së orkestruar tek zyrat e kryetarëve. Po nëse forcat armiqësore do ta merrnin në kontroll një zyrë kryetari në Britaninë e Madhe, ne nuk do të thonim, epo mirë shko dhe puno nga shtëpia, ne do të thonim që kjo është një përpjekje për ta ngulfatur demokracinë”, – ka thënë deputetja Kearns në fjalimin e saj.

Ajo ka përmendur edhe dhunën ndaj KFOR-it, siç është shprehur ajo, nga “milicë të armatosur” të financuar nga Beogradi.

“Kishte koktej molotovi, kishte të shtëna armësh ndaj tyre. Kishte zjarrvënie mbi makinat e Policisë” – tha deputetja britanike. Ajo ka kërkuar përgjigje nga kolegët e saj qeveritarë për kritikat e pabalancuara ndaj Kosovës për zhvillimet në veri. Ajo, madje, reagimet e aleatëve perëndimorë ndaj Kosovës i ka quajtur “sulme”.

“Pra, a mund ta pyes mikun tim të nderuar, pse kishte një përgjigje kaq joproporcionale dhe të pabalancuar nga aleatët tanë? Është gabim që SHBA-ja dhe BE-ja zgjedhin që ta sulmojnë Kosovën pa kritikë ndaj milicisë së armatosur, e cila e krijoi situatën.

E dyta, çfarë kundërmasash po merren ndaj Beogradit? Sepse në këtë moment, duket se diplomacia parandaluese ka dështuar. Si dallon diplomacia jonë nga ajo e SHBA-së dhe BE-së? Sepse jemi shumë të qetë në atë që po ndodh tani”, – ka thënë Kearns. Ajo ka pyetur nëse po mbështeten serbët lokalë të Kosovës nëse ata mund të marrin pjesë në demokrasi pa ndërhyrje të jashtme.

Përgjigjen ia dha ministri i Shtetit në Zyrën së Jashtme që ka shpjeguar veprimet dhe qëndrimin e Britanisë së Madhe për situatën e tensionuar në Kosovë.

“Më 18 maj së bashku me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Italinë e BE-në, ne kërkuam që për punën e komunave në veri të gjendet një zgjidhje afatgjate. Paralajmëruam kundër përdorimit të forcës apo veprimeve që mund të rrisin tensionet. Më 26 maj shprehëm shqetësimin për vendosjen me forcë të kryetarëve në objektet e komunave, si dhe veprimit të Serbisë për të rritur gatishmërinë e forcave ushtarake rreth kufirit të Kosovës.

I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të largojë Njësitet Speciale të Policisë nga komunat, e kryetarët të ushtrojnë detyrat nga lokacione alternative. Emisari Sir. Stuart Peach ka vizituar Kosovën më 30 maj, është takuar me krerët e institucioneve atje dhe po ashtu me komandantin e KFOR-it”, – ka theksuar Mitchell. Ai ka deklaruar se ka angazhime konkrete të Britanisë së Madhe për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. /GazetaExpress



5 Comments

  1. Qeverine e Kosoven e mbron nje deputete Britanike ne veprimin e ndodhite atja, kurse kriemisri ine, e sulmon qeverine e kryeministrin e Kosoves, sikur te jete zedhenes i Vucicit e Beogradit. Per kete as qe ka dyshime tashme.

    1. Britania ka shumë kohë që ka një qasje në politikën ndërkombëtare disi ndryshe nga Amerika dhe Europa.Kjo u vu re dhe në veprimtarinë ndaj Ukrainës në konfliktin me Rusinë.Reagimi Britanik ishte i menjëhershëm.Dhe tani me Kosovën. Duket që ata reflektojnë më drejtë ndaj të shkuarës për të ndihmuar tani në realitet.

  2. Ai individi me pamje barakude dhe mbiemër krimineli, Eskobar, thotë ne (Amerika). kush është Amerika, Jefersoni, Lincolni, Washingtoni apo ky individi me emër krimineli. Kam respekt për popullin e Kosovës thotë, por jo për individët pa instinkt. Aq respekt sa ka gjarpëri me zile për njeriun. Ndërkohë individi Albin Kurti u torturua gjatë burgjeve të beniaminit të tij Vuçiç. Një serb po nganë 100 mysylmanë do vriten tha ai pasi vrau 7000 në Vukovar.
    Zot na ruaj në çfarë duarsh ka rënë Amerika,. Willsoni, Kenedi, Blinkeni Eskobari degradim i frikshëm
    A. B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *