• |
ide | kryesore

E bujshme, pas 18 vitesh Igli Tare njofton largimin nga Lazio: “Prej kohësh e kisha menduar këtë zgjedhje”

-Instant, F1, Sport
Tare



Ka përfunduar zyrtarisht aventura e drejtorit sportiv Igli Tare te Lazio. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-sulmuesi shqiptar në ‘TG1’: “Pas 18 vitesh do të marrë fund eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i S.S. Lazio. Unë kam disa kohë që e kam pjekur këtë zgjedhje. Por kam pritur për të mirën e Lazios të arrihej objektivi Champions. Jam i vetëdijshëm se kam ndërtuar një ekip të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm të predispozuar për të arritur këtë qëllim. Ka qenë një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, humbje dhe trofe”.

Lexo më tej: Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Juventus: sponsori i shqiptarit është Luciano Moggi

“Nuk do të ndalem së falënderuari Presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë – vazhdoi Tare –. Gjithashtu tifozët bardhekaltër që kanë hyrë në zemrën time, klubin me të gjithë anëtarët e tij. Pastaj, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë meje në këtë rrugëtim. Një falënderim i veçantë mbi të gjitha për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë pranë. Një mundësi prestigjioze që e pata si futbollist dhe si drejtues dhe që nuk do ta harroj kurrë, duke mbajtur me vete çdo moment të këtij rrugëtimi. Shpresoj që secili prej jush të vazhdojë, me të njëjtin pasion që kam patur, ta ruajë me xhelozi këtë realitet të bukur. Gjithmonë forza Lazio”, përfundoi Tare.

JUVENTUS DIREKT I INTERESUAR

Tare tashmë është i hapur për skenarë të rinj. Juventus është një prej klubeve të interesuar për shqiptarin, i sponsorizuar nga Luciano Moggi. Ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve e vlerëson Taren si njeriun e duhur për të ndërtuar ekipin e së ardhmes. Megjithatë, Juventus ka prioritet napolitanin Giuntoli, por nuk mund ta presë në pafundësi. Nëse Giuntoli nuk arrin të shkëputet nga De Laurentiis, ish-drejtori sportiv i Lazio do të kthehej të ishte alternativa e pëlqyer në Torino.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Igli Tare (@igli_tare_official)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *