• |
ide | kryesore

EMRAT/ Shkatërrohet grupi kriminal, si ranë në pranga 4 trafikantët në Berat

Arkiva, Lajme, Të fundit
kriminal



Goditet një grup kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike kannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë, ndërsa në pranga janë vënë 4 pjesëtarë të tij, Jurgen Kollçaku, Gjergji Braha, Kleo Doko dhe Sherif Isaj.

Policia bën me dije se si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vëzhgimi”, u kapën dhe u vunë në pranga Kollçaku, 23 vjeç, Braha, 26 vjeç dhe Doko 18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, si dhe shtetasi Sherif Isaj, 19 vjeç, banues në Berat.

Nga provat e siguruara nga ky operacion, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se vepronin në kuadrin e një grupi kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e këtyre shtetasve, u gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, 3 armë të ftohta (2 thika dhe 1 përforcues grushti) dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *