• |
ide | kryesore

Helmimi i banorëve në Bulqizë, vihet nën hetim pronar i një HEC-i privat

Lajme, Të fundit



Ka patur vetëm 3 raste personash te helmuar nga uji që janë paraqitur në qendrën shëndetësorë Gjoricë në Bulqizë ditën e sotme.

Ujësjellësi vazhdon të jetë i bllokuar nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor Bulqizë deri në daljen e analizave përfundimtarë që përcaktojnë shkaqet e ndotjes. Nën hetim në gjendje të lirë është vënë Kadri Muça, pronar i një HEC-i privat që dyshohet se ka ndotur ujin.

Mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë u paraqitën dje në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm me të cilin furnizohet zona. Sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar. Për këtë arsye, Ujësjellësi ka marrë masa për ndërprejen e furnizimit me ujë në zonë. Banorët janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Gjorcës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa simptomat janë diarre e vjellje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *