• |
ide | kryesore

Ish-lojtari i Inter Belfodil arrestohet në Paris: donte të mbyste të motrën adoleshente

-Instant, Sport
Belfodil



Telashe të mëdha në Francë për Ishak Belfodil, një njohje e vjetër e Serie A pasi ka luajtur për Inter, Bolonja dhe Parma. Sipas raportimeve nga Le Parisien, franko-algjeriani në fakt u arrestua pranë Parisit. Akuza ishte e rëndë: agresion ndaj motrës së tij të vogël 15-vjeçare. Belfodil u arrestua fillimish me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Sipas të dhënave të para 31-vjeçari kishte tentuar të mbyste motrën e tij pas një debati të dhunshëm. Por më pas ai u la i lirë dhe çështja u mbyll.

Në Itali nga viti 2012 deri në vitin 2015, me periudhat mes Bolonjës, Parmës, Inter dhe Livornos përpara se të përfundonte në Katar, Belfodil u ndalua nga policia pranë kryeqytetit francez. Aty, raporton e përditshmja franceze, ai ishte me pushime me familjen e tij. E megjithatë, për arsye ende të paqarta shpërtheu një sherr i dhunshëm.

Lexo më tej: “Për momentin nuk dua të shqetësoj…”. Inter në shënjestër të një finlandezi të pasur: ja kush është Zilliacus

31-vjeçari, lexohet në faqet e Le Parisien, ka tentuar të mbyste motrën e tij të vogël 15-vjeçare. Vajza, të paktën për momentin, nuk ka bërë asnjë denocim. Belfodili u dëgjua nga hetuesit dhe pas një marrje të gjatë në pyetje u la i lirë dhe çështja u mbyll. Aktualisht, pasi ka lënë pas përvojën e tij në Gjermani te Hertha Berlin, Belfodil luan për Al Gharafa në Katar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *