• |
ide | kryesore

Kampion e 1.6 milionë euro nga shitjet në një vit, por shkarkohet: Partizani i jep duart Elton Marinit

-Instant, Sport
Marinit



Në futboll ndonjëherë nuk mjaftojnë rezultatet e madje edhe të kesh siguruar të ardhura të pazakonta për një klub shqiptar në merkato. I ka ndodhur pikërisht kështu Elton Marinit, drejtorit sportiv të Partizanit, që sapo është shpallur kampion me të kuqtë. Siç duket titulli nuk ishte mjaftueshëm për ta rikonfimruar në detyrë, gjë që duket jashtë normales. Sidomos nëse llogaritet se në janar Partizani bëri dy shitje për një vlerë totale operacionale 1.65 milionë euro. Xhuljano Skuka u transferua te Metz në Francë për shumën rekord për një lojtar shqiptar nga kampionati i Superiores, 1.4 milionë euro. 250 mijë erdhën edhe nga kartoni i Eneo Bitrit, por edhe këtio nuk mjaftuan për të mbajtur Elton Marinin në postin e drejtorit.

“FK Partizani njofton mbylljen konsensuale të bashkëpunimit me Drejtorin Sportiv, Elton Marini – shkruhet në komunikatën e thjeshtë që nuk shpreh asnjë motiv për zgjedhjen e bërë -. Partizani falënderon Marinin për gjithçka ka dhënë për klubin e kuq në një vit të suksesshëm ku Partizani u shpall Kampion i Shqipërisë. Bashkëpunimi i Partizanit me Marinin do të vazhdojë në forma të tjera.”

Ish-futbollisti dhe menaxheri i futbollit u emërua si drejtor i Partizanit verën e shkuar. Ai arriti të fitonte titullin kampion me të kuqtë, por largohet para se skuadra të nisë përgatitjet për Kupat e Europës. Marinit duhet t’i ketë ardhur e papritur, në kohën kur përgënjeshtronte zërat, nga Kosova, “ku jam për llogari të Partizanit”.

NJOFTIMI I KLUBIT

Tani me largimin e Marinit, rrezikon edhe tekniku Giovanni Colella. Italiani i parë që fiton një titull kampion në Shqipëri ishte zgjedhja e drejtorit sportiv. Marini ishte edhe njeriu që mbronte italianin ndaj të gjithë kritikave në një sezon të luhatshëm, por në fund të sukessshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *