• |
ide | kryesore

Kryeministri britanik: Nga marrëveshja me Shqipërinë janë dëbuar 1800 shqiptarë

Arkiva
rama sunak



Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi për mediat se rreth 1800 shqiptarë janë dëbuar nga marrëveshja me Shqipërinë.

“Marrëveshja e kthimit me Shqipërinë ka çuar në kthimin e 1,800 personave dhe kishte një efekt parandalues, me numrin e njerëzve që mbërrinin nga ai vend me “pothuajse 90%”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka theksuar se janë dyfishuar arrestimet e personave që merren që kalojnë ilegalisht emigrantët në Britani.

“Para se të nisja planin tim në dhjetor, numri i hyrjeve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar me gomone ishte katërfishuar në dy vjet. Disa thanë se ky problem ishte i pazgjidhshëm. Ata kishin humbur besimin te politikanët për të bërë diçka për këtë. Dhe sigurisht, ne kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Por në pesë muajt që kur nisa planin, kalimet tani janë ulur me 20%, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është hera e parë që nga fillimi i këtij problemi që mbërritjet midis janarit dhe majit kanë rënë në krahasim me një vit më parë.” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *