• |
ide | kryesore

Kurti: Sa më shumë Serbia rreshtohet me Rusinë, aq më shumë Perëndimi e trajton me respekt

Arkiva, Lajme, Të fundit
Albin, Kurti



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për The Times ka folur për tensionet në veri të Kosovës.

Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për ndihmën e SHBA, Britanisë dhe BE, por megjithatë thekson se kjo ndihmë nuk duhet të jetë në drejtim të qetësimit të autokratëve.

“Sa më shumë Serbia të rreshtohet me Rusinë, aq më shumë Perëndimi e trajton Serbinë me respekt dhe tolerancë më të lartë në krahasim me mënyrën se si e trajton Kosovën. Ne dëgjuam të gjitha kërkesat e Perëndimit, u përmbajtëm nga pretendimi për gjenocid kundër Serbisë, bëmë marrëveshje dhe lëshime të papërshtatshme…por Serbia mbetet një kandidate kryesore për në BE pavarësisht se ka thyer marrëveshjen e Ohrit,” tha ai, duke shtuar, “Ne e kemi parë Perëndimin, BE dhe SHBA po heshtin për këtë.” 

Kriza e fundit në Ballkan mund të tingëllojë e parëndësishme, duke përfshirë katër kryetarët lokalë që i shërbejnë një popullsie prej rreth 50,000 banorësh, por ajo e ka vënë Kurtin kundër jo vetëm Vuçiçit, por edhe forcave që me ndërhyrjen e tyre ushtarake kundër Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999, çoi në pavarësinë e Kosovës.

Ata kanë kaluar një dekadë duke u përpjekur ta joshin Vuçiçin, për ta larguar nga miku i tij më i ngushtë, Putini.

Me fokusin e tij diplomatik dhe ushtarak të angazhuar plotësisht në Ukrainë, gjëja e fundit që dëshiron Perëndimi është një tjetër konfrontim, prandaj edhe ka ‘përplasje’ me Kurtin, kur ai këmbënguli për të mbajtur një qëndrim të ashpër, shkruan The Times.

“BE, SHBA, Britania e Madhe, e njohin procesin demokratik të zgjedhjeve”, tha ai, duke shtuar: “Nëse kryetari nuk do të punojë nga zyra e tij, nga do të punojë ai?”. Janë dy pyetje kyçe që varen mbi të ardhmen e Kosovës, ku 13,000 njerëz vdiqën në luftën e përgjakshme civile që ndërhyrja e NATO-s i dha fund. E para është shkalla e autonomisë që do t’i japë asaj pjese, ku vendasit mbajnë flamuj serbë. E dyta është nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës dhe do ta heqë bllokimin e saj ndaj vendeve si Rusia që e bëjnë këtë?” 



6 Comments

  1. Bravo Kurti,poplli I Kosoves te vlerson,nuk je I koruptum,me karakter te forte,I lexushem ,dhe nuk lufton per pushtet por per shtet,dhe ben perkashtim nga te gjithe lideret shqipetar kudo qe Jon…!Kete faktin e din edhe nderkomtaret prandoj nuk mendojna te te largojn nga pozita e KM,nga friga SE mund te fitosh Deri ne 70% te votave.Pra SI opozita,rama me hijenat e veta ,dhe nderkomtaret kete faktin e din…E Po ishte nje SI Albin Kurti ne Shqiperi edhe Kosova do ishte ne pozite ma te mire…por gjerat Jon SI Jon ni hajdut pa bosht kurrizor kemi ne krye 7 miljon shqipetar…!

  2. RRESHTOHU EDHE TI SE PO JU TRODHI NATO
    NUK DO TJU NGRIHET ME PER KOMBIN TUAJ

    DO PERFUNDONI SI BULLGARIA SHTET VK

  3. Enver Hoxha sa me shume arme blinte dhe sa me shume ekonomi ndertonte Po aq shume i serviloseshin dhe i frikesoheshin te huajt. Ne vitin 1984 kur kancelari GJERMAN erdhi ne Shqiperi dhe si kancelari GJERMAN qe ishte kujton se mund te futej pa rradhe ne zyrat e Kryeministrise Komuniste dhe cfare ndodhi? Shqiptaret I thane te priste dhe te mbante rradhen si gjithete tjeret dhe ka pritur nje ore si legen. Ne librin e tij me kujtime qe ka shkruajtur e permend si mesimin me te mire qe mori ne Shqiperi. Te huajt I frikesohen bashkimit dhe forcimit tone ose shtimit tone si Populli I frikesohet gjithe Evropa dhe Bota. Rrespektin and ta marrin per dobesi dhe servilozmin per perulje skllavi. Boll se u bene 33 vjet perulje dhe bythlepirje dhe Po na shtypin dhe shkaterrojne. Nderroni shelljen behuni burra dhe te pavarur si te paret tane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *