• |
ide | kryesore

Escobar dhe Lajçak mbërrijnë në zyrën e Kurtit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Escobar

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, janë takuar me kryeministrin Albin Kurti mbrëmjen e kësaj të hëne.


Kjo vizitë po zhvillohet në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar për shkak të protestave dhe numrit të shtuar të forcave të rendit dhe ligjit.


Gjatë këtij takimi është vërejtur edhe prania e madhe e mediave të huaja. BE-ja përmes një deklarate ka kërkuar që sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Escobar dhe Lajçak do te vizitojne me pas edhe Beogradin. /LAPSI.al

Lajm në përditësim… 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *