• |
ide | kryesore

Lefter Alla: Më rrezikohet jeta, s’mund të qëndroj në qeli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lefter alla, bulziqe, akuza, gjykata, korrupsion



Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar sot seanca për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, i cili ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë.

Alla i ka bërë një kërkesë GJKKO-së për zbutjen e masës së sigurisë, duke deklaruar se vuan nga problemet shëndetësore dhe i rrezikohet jeta.

Në seancë është paraqitur nga ekspertët akti i ekspertimit, të cilët kanë deklaruar se Alla ka probleme shëndetësore dhe qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për të.

Gjykata ka vendosur seancën e radhës më 12 qershor për t’u shprehur për kërkesën e ish-kryebashkiakut të Bulqizës.

Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.



5 Comments

  1. Kush eshte ai budalla qe do te rri ne burg apo thot ketu esht mir —— bere krimin vuaj denimin – se ke te tjer se oer 5🐀 lek drita jan aty e nuk bej ze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *