• |
ide | kryesore

Natalie Portman shfaqet në publik pas tradhëtisë së balerinit

Paparazzi, Slider



Natalie Portman u shfaq në ndeshjen e Paris Saint-Germain në Ligue 1 mes raporteve për tradhtinë e supozuar të bashkëshortit të saj, Benjamin Millepied.

Portman, e cil ishte e pranishme në Parc des Princes të shtunën për të parë PSG-në të përballet me Clermont Foot 63, kishte veshur një xhaketë sportive me  një këmishë të bardhë dhe xhinse blu. Përveç brohoritjes për PSG-në, Portman,u pa duke biseduar me Novak Djokovic, i cili ishte ulur disa rreshta pas saj.

Fotot shënojnë paraqitjen e parë publike për aktoren që kur gazeta franceze Voici pretendoi se Millepied kishte pasur një lidhje me një grua 25-vjeçare.Një burim i tha People se afera e supozuar ishte ” e shkurtër dhe ka mbaruar”, duke shtuar se fituesja e Oskarit dhe bashkëshorti i saj balerin kanë zgjidhur cdo gjë privatisht.

“Ai e di se ka bërë një gabim të madh dhe po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë dhe të mbajë familjen e tyre të bashkuar”, tha burimi për gazetën. “Natalie është tepër private dhe nuk ka ndërmend ta shfaqë këtë në media. Prioriteti i saj më i madh është mbrojtja e fëmijëve të saj dhe privatësisë së tyre.”

Dyshja u takuan për herë të parë në setin e filmit Black Swan, në të cilinNatalie luajti dhe Millepied koreografoi dhe u shfaq. Ata bashkëpunuan përsëri në filmin e saj të vitit 2018, Vox Lux, në të cilin Portman luante një yll të trazuar pop. Në vitin 2011, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Aleph, i ndjekur nga vajza Amalia në 2017./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *