• |
ide | kryesore

Përfundon takimi Kurti-Escobar-Lajçak/ Zbulohen 3 kërkesat e SHBA dhe BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lajçak



Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog ishin tri kërkesat e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”, tha Lajçak pas takimit trepalësh mbrëmjen e 5 qershorit.

Ai tha se është në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave “legjitimë” dhe që përfaqësojnë qytetarët. Ndërkohë, Escobar tha se ai erdhi në këtë takim, i cili zgjati mbi dy orë, si mik i Kosovës dhe tha se shpreson që kërkesat e tyre të dëgjohen.

“Nuk kam parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlatnik. SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës e ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi”, tha Escobar.

Të pyetur se a i ka pranuar Kurti propozimet e tyre, të dy thanë se janë në “fillim të misionit të tyre”, që do të zgjasë dy ditë. 

“Shpresoj se do njoftojmë për lajme të mira në fund, por nuk kemi arritur atje ende”, – tha Lajçaku.

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së do të zhvillojnë takime me krerë të lartë shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd edhe më 6 qershor.



4 Comments

  1. Dy nga armiqtë e Kosovës dhe shqiptarve dalur si miq në foto. Me të qeshur e me të ngjeshur… Çfar i keni bërë vetes more shqiptarë që të vuani dhe të poshtëroheni kështu ?!!

    (Paganizmi ka pasoja).

  2. Shifeni foton. Dy fytyrat e aleateve komplet te vrerosura. Kurti si Mr. Been, tu qesh si loqe. Nuk eshte shenj e mir per Kosoven.

  3. Miq por që duan t’ja fusin Kosovës.Por nuk do t’a kenë lehtë me Kurtin.I vetmi kryeministër që ja përplas në fytyrë të drejtën. Vërtet që ndihma e tyre ka qenë e çmuar për çlirimin por ndihma më e çmuar është ajo në paqe duke vendosur qartazi për të drejtën e shtetit te Kosovës pa i cënuar integritetin moral,territorial e mbi të gjitha demokratik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *