• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë gruan / Dalin detaje të reja për çiftin Myrtollari

Lajme, Të fundit



46-vjeçari Aleko Myrtellari ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 38-vjeçaren, Marjola Myrtellari.

Uniformat blu bëjnë me dije se 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori, 46-vjeçar është larguar menjëherë, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e tij. Sakaq grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Çifti Myrtollari jetonin me qira në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve cifti janë prindër të 3 fëmijëve ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qera.

Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte apo jo pasi janë banorë të rinj të zonës, ndërsa hetimet e policisë do të zbardhin të gjithë ngjarjen paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet për shkaqe xhelozie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *