• |
ide | kryesore

Shqiptarët e Londrës/ Koalicioni i Ramës kundër “racizmit” britanik

Arkiva, Kryesore, Lajme
braverman shqiptaret



Edi Rama ka arritur të krijojë një koalicion zërash të njohur për ti prirë betejës të asaj që në Tiranë konsiderohet si një fushatë raciste kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Vetë kryeministri në një bisedë me britaniken ”The Telegraph” akuzoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se “ ka shpikur dramën” mbi emigrantët shqiptarë, kur tani ata përbëjnë vetëm dy për qind të mbërritjeve me varka përmes La Mansh.

Komentet erdhën pasi kryeministri Sunak tha në fjalimin e tij se plani për të ndaluar anijet që kalojnë La Manshin ka nisur të funksionojë. Sunak deklaroi sot se kalimet me varka të vogla janë reduktuar me 20%.

”Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerueshme dhe të lë shije të keqe të shpikësh një dramë për përfitime politike”. Më pak se dy për qind e totalit të mbërritjeve në Britaninë e Madhe ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është gjest i ulët,” i ka thënë Rama gazetës.

Lexo me tej:

Largohen nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar, shifrat e azilkërkuesve

Tre ditë më parë, në të njëjtën linjë i foli shtypit britanik edhe figura ndoshta më e njohur  e gjithe shqiptarëve të Londrës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka quajtur një dritëshkurtësi qëndrimin dhe retorikën e Qeverisë britanike për emigrantët shqiptarë, ku në të shkuarën ka pasur edhe etiketime si “pushtues” apo “kriminelë”.

Duke folur për të përditshmen britanike “The Sunday Times”, artistja e hiteve botërore të muzikës pop ka thënë se ato fjalë dhembin, mbi të gjitha në një qytet si Londra, të cilin ajo përherë e ka parë si një bashkim kulturash.

“Është dritëshkurtësi dhe mendjevogëlsi, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë: Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë”, shtoi ajo. Sipas Duas, emigrantët që kanë shkuar në Londër apo qytete të tjera britanike e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë.

Daily Telegraph: Reperi shqiptar dhunon në një video Suella Braverman

Dua Lipa është parë shpesh të pozojë gjatë pushimeve me kryeministrin shqiptar në vilën e tij në jug të vendit dhe ajo së fundi mori edhe pashaportën shqiptare. Një tjetrë zë i njohur në Britani, sidomos pas botimit të best sellerit të saj, filozofija Lea Ypi, nuk i ka shpëtuar kësaj mode. Edhe ajo ka miqësi me kryeministrin i cili u kujdes personalisht për promovimin e librit “Të lirë”, në Tiranë.

Kur shpërtheu konflikti i qeverisë të Sunak, me shqiptarët që kalonin la Manchin me varka, Ypi reagoi shumë fort. Njësoj si Rama ajo i kondideroi ata “koka turku”.

Në Guardian ajo kërkoi dorëheqjen e Suella Bravemanit, që i etiketoi bashkëkombasit e saj si gangsterë, ndërsa qeverise shqiptare i bëri apel që të refuzojë bashkëpunimin me të derisa të kërkojë falje publikisht.
“Si qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar, ne duhet të kërkojmë që ajo të japë dorëheqjen. Si qytetarë shqiptarë, duhet t’u kërkojmë autoriteteve shqiptare të refuzojnë bashkëpunimin pa kërkuar falje”.

Vetë kryeministri Rama e shpërndau shkrimin e Ypit, dhe e vlerësoi këndvështrimin e saj si leximin më të mirë që i bëhet situatës së krijuar nga një anëtare e shquar e komunitetit të madh shqiptar në Britani.

Analiza e fortë në EuObserver/ Pse 83% e shqiptarëve duan të ikin

Si një tjetër shembull i shqiptarëve që janë qytetarë të denjë të Mbretërisë së Bashkuar dhe krejtësisht ndryshe nga ajo që i sheh sekretarja e Brendshme Britanike, Rama ka perdorur edhe rastin e futbollistit Armand Broja që luan në Premier Ligë me skuadrën e Chelsit.
Në një postim në “Twitter”, ai shpërndarë një video të futbollistit shqiptar Armando Broja, i cili luan me ekipin e Chelsea-s, në Angli.

Krahas videos, kreu i qeverisë thoshte se është turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh në Britani, duke e kthyer në shënjestër të diçkaje që as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi.

‘Krenar për ty Armando Broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në Mbretërinë e Bashkuar! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet.’-shkruajti Rama.

Më parë Broja qe shprehur se ai ndihej shumë krenar për vendin nga vjen duke e cilësuar si një vend të mrekullueshëm.

 

Kryeministri shqiptar nuk ka ngurruar të kritikojë ministrat britanikë kur flasin kundër shqiptarëve, duke akuzuar më parë Suella Braverman, sekretaren e Brendshme, për komente “të turpshme” për veçimin e shqiptarëve.

Sunak: 1800 shqiptarë të dëbuar që nga marrëveshja me Shqipërinë

Ai sugjeroi që komentet e saj, vitin e kaluar për “kriminelët shqiptarë” që kalojnë La Manshin me varka të vogla, mund të konsideroheshin krim.

Mijëra shqiptarë janë duke u gjurmuar dhe vënë në shënjestër nga oficerët e Home Office për tu dëbuar. Një ekip prej 400 personash është ngritur për të gjurmuar shpejt një numër të madh prej 17 000 kërkesash për azil nga shqiptarët, shumica e të cilave pritet të rezultojnë në dëbimin e tyre.

”Arsyeja që ne po kthejmë shqiptarët është që në radhë të parë të pengojmë njerëzit e tjerë të vijnë dhe po ia dalim”, ka thënë ministri i Migracionit, Robert Jenrick,  për The Telegraph.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. I vetmi mekanizëm presioni që mund të ushtrohet mbi Sali Berishën është anti-berishizmi i dëshmuar në opozitë me rreth 100 mijë vota në kuti votimi dhe 250 mijë të tjerë që e refuzuan ta votojnë. Nëse bie ky mekanizëm presioni mbi Berishën, atëherë Berisha nuk ikën kurrë, humbja nuk ikën kurrë dhe bashkimi me Berishën është vetëm bashkim me humbjen.Cunat e londres jane maloket e salihut qe i dergoje ne londer ne pushtetin e tij

  2. Po ç’mutin do Ramuti me emigrantët në Angli.
    Anglia ka të drejtë ti kthejë sepse shumica janë kriminelë.
    Apo Ramutit i leverdis ti ketë jashtë vendit kriminelët dhe të papunët.
    Po ata servilët, si Dua Lipa apo ai dështaku Armando Broja, pse bëhen vegla të Ramutit?
    Të gjithë tradhëtarë, më keq se Luizi.

  3. Keta artistet dhe sportistet e medhenj dhe kjo filozofja do benin mire te thelloheshin ne thelbin e problemit: PSE IKIN TE RINJTE SHQIPTARE?? Pastaj t´iu japin leksione demokracie dhe tolerance britanikeve.

    1. E sakte! Larg o Zot t’i futen problemeve të vërteta dhe ulëritese në Shqipëri, e morën në qafë Ed drogën. Kurse ky i joni si gjithmonë ja hedh fajin tjetrit.

      Pull poste t’i sjellin të gjithë ligjthyersat.

  4. Kryeminister mo’s humb kohe Po krijo ekonomine, ushtrine dhe beri viza gjithe atyre qe nuk lene Shqiptaret pa viza. Leri perrallat po veru vizat Anglezeve

  5. Po cmundoheni te mesoni nje te cmendur per pushtet. Ky i ka ngritur vete kushtet we vendi te zbrazet, eksporton grupet e tije te droges pas hallexhinjeve,kyKm, mos mendoni se u qane hallin duke i bere gjoja vrejtje qeverise seLondres,Jo, por mundohet te mbuloi aresyet e verteta ,qe vet ky bandit detyron rinine te sakrifikoi ne emigrim per jetese me te mire.E si gjithmone me inskenime artiste, sportiste, me qe e kemi edhe kercyes TALLAVAJE,,Lum ky popull qe prano ti vidhet e aredhmja,e tashmeja,nganje hipokrit,perdorues droge e bandash.ky eshte pushteti i maskarait e maskarenjeve, ky eshte populli qe prano shtypien e vuajtjen, e vertete thenia katilit,,,SKENI PARE GJE AKOMA,,dhe sa akoma PRAAAAAA.

    1. Interesi i Ramës është që sa më shumë të largohen ose më qartë t’i largojë nga vendi.Aq më pak votues të ketë aq më shumë i vjedh zgjedhjet.Dhe paturpësisht thotë që u bojkotua e djathta.Dhe pastaj fillon e bën patriotin që të ndikojë te familjarët që kanë këta të ikur për t’u treguar që jam unë që përpiqem për njerëzit tuaj.Mastrues e skenarist klasik.

      1. Gimi – po vazhdon te lengosh per humbjen e thelle te babait shpirteror. Me idiote si ty dhe te rjedhur si SB, Rama do te fitoje perseri ne 2025. Mergata e berishisteve

  6. “Kalbësira që kemi ne brenda është Sali Berisha. Ai bashkëpunoi me kandidatët dhe strukturat e PS për të humbur Agron Kapllanaj, pro harron se pas Agron Kapllanajt janë qindra demokratë.
    Berisha zgjodhi të qëndronte te inati vetë dhe realizoi të inatin e vet.

  7. Rama krijon realitete qe nuk ekzistojne per te pozicionuar veten ne avantazh te moralshem ,askush ne asnje moment ska thene qe te gjithe shqipot jane kriminelë …..this is bullshit

  8. Per te gjith ata qe shajn popullin shqiptar pse duron pocaqijt e politikes ta qijne, shikoni si shkerdhehet populli amerikan, fillimi shek. kaluar, nga kapitali dhe makina shteterore te filmi The grapes of wrath. Si i perzene fshataresine e bujqit nga tokat me hir a me pahir. I shkulin nga shtepite me lacke e placke e i nisin ne udhe te madhe.
    Ramekurva nuk merr pjese kot koke me koke me ekspertet boteror neper samite konferenca “elitare”. Eshtr trajnuar tashme nga keshilltare nga strofullat politike te superfuqive si te vere ne jete politika qe rrokin dimensione mbinacionale. Plus qe ka rreth 20 vjet qe fle me shtrat me Linden prostituten e sorres e kushedi te sa e sa klaneve financiare globale.
    Kurvi Rama ka alumuluar eksperienca politike te tr gjitha ngjyrave ne spekter se ai s’eshte sqimatar kur vjen puna e armatimit per pushtet. Motivi per te gjitha eshte e mbetet perversiteti tij si njeri.
    Dhe perze shqiptaret nga shtepite. I keni pare sa i ka rritur se fundmi tarifat per dergesat e Remitancave? Qe tua presi buken atyre qe s’duan te ikin?

  9. Pasi ropaten të gjorët shqiptarë duke kaluar nga Shqipëria nëpër vendet e zhvilluara të BE, në kërkim të një jete më të mirë e ligjeve më liberale e demokratike për emigrantët në Britani, rrezikojnë edhe jetën e tyre që të “arratisen” nga brigjet e Francës për të kaluar La Manshin.
    Fakti që shqiptarët synojnë Britaninë, është një tregues i kundërt i asaj që pretendon karagjozi Rama që e akuzon qeverinë britanike për keqtrajrim të emigrantëve.
    Fakt është që Britania është i vetmi vend demokratik në botë që si kryeministër ka një emigrant aziatik, një ministre të jashtme e kryetarin e bashkisë së kryeqytetit gjithashtu emigrantë, e ky fakt hedh poshtë cilindo pretendim se atje “keqtrajtohen” emigramtët.
    A mund të imagjinohet që Franca, Gjermania, Italia apo Spanja të kenë pasur apo të kenë një kryeministër të huaj, aq më pak aziatik ?
    Edhe vetë fakti që Britania ka vlerësuar këmgëtare të shquara si Rita Ora apo Dua Lipa, apo edhe sportistin Broja, është një tregues i kundërt i atyre që thotë karagjozi.
    Nuk habitem shumë për naivitetin e këngëtarëve e të ndonjë sportisti sado të shquar në profesionin e tyre, që e lenë veten të mashtrohen nga një bojaxhi e politikan mediokër e karagjoz si Rama, por më habit njëfarë “fillozofe” si Ypi, mbiemër i njohur ky në Shqipëri i një familje të shquar antikomuniste të persekutuar nga sistemi “demokratik socialist” i modelit të diktaturës staliniste që vlerësokërka kryetarin aktual të ish PPSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *