• |
ide | kryesore

Sylvinho “shtrydh” lojtarët e kombëtares, me dy seanca deri në ndeshje: ja programi stërvitor i kuqezinjve

-Instant, Sport
kombëtares

Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares Sylvinho nisin përgatitjet. Sezoni praktikisht është mbyllur në të gjithë kampionatet e lojtarët janë gati të vihen në dispozicion të brazilianit për ndeshjet kualifikuese. Kombëtarja shqiptare do të nisë nga pasditja zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese të “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin ‘Air Albania’. Pastaj tre ditë më pas në transfertë ndaj Ishujve Faroe.

Ashtu sikurse në takimin e parë ndaj Polonisë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho, do të grumbullohen në Tiranë. Të gjitha seancat stërvitore dhe konferencat për shtyp të lojtarëve do të zhvillohen në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Në fakt, stafi i ekipit kombëtar i ka nisur nga e shtuna e 3 qershorit seancat stërvitore me disa prej lojtarëve që kishin mbërritur më herët. Sidoqoftë, grupi prej 26 lojtarëve të thirrur do të kompletohet më 8 qershor.

Sylvinho ka vendosur t’i shtrydhë lojtarët me nga dy seanca stërvitore ditore, deri ditën e ndeshjes me Moldavinë. Kjo sa për të treguar sa rëndësi ka rezultati për brazilianin në këto dy ndeshje të thjeshta në letër, por të komplikuara në fushë.

Programi paraprak mediatik dhe stërvitor i kuqezinjve për këto dy ndeshje si zakonisht mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

Lexo më tej: Video/ Monitorimi i pakuptueshëm i Roshit e shpluhërosja e Sadikut: Sylvinho zbulon planin e tij për të zhytur Moldavinë

E HËNË, 5 QERSHOR 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00 (me disa prej lojtarëve që kanë mbërritur)
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

Seanca stërvitore e dytë, ORA 17:30

E MARTË, 6 QERSHOR 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00 (me disa prej lojtarëve që kanë mbërritur)
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

Seanca stërvitore e dytë, ORA 17:30
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E MËRKURË, 7 QERSHOR 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00 (me disa prej lojtarëve që kanë mbërritur)
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

Seanca stërvitore e dytë, ORA 17:30
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E ENJTE, 8 QERSHOR 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

Seanca stërvitore e dytë, ORA 17:30
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E PREMTE, 9 QERSHOR 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:30.
Seanca stërvitore e dytë, ORA 17:30
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E SHTUNË, 10 QERSHOR 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:30.
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30

E DIEL, 11 QERSHOR 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E HËNË, 12 QERSHOR 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:30.
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E MARTË, 13 QERSHOR 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E MËRKURË, 14 QERSHOR 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:30.
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E ENJTE, 15 QERSHOR 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:30.
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E PREMTE, 16 QERSHOR 2023

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit, ORA 16:45, në sallën e konferencave, stadiumi ‘Air Albania’
Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Air Albania’, ORA 17:30
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E SHTUNË, 17 QERSHOR 2023

Ndeshja kualifikuese Shqipëri-Moldavi, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Shqipëri

E DIEL, 18 QERSHOR 2023

Mbërritja në Ishujt Faroe, ora 17:00
Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 19:00
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E HËNË, 19 QERSHOR 2023

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit, ORA 18:15 (CET)
Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Tórsvøllur, ORA 19:00 (CET)
(e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat)

E MARTË, 20 QERSHOR 2023

Ndeshja kualifikuese Ishujt Faroe-Shqipëri, ora 20:45, në stadiumin “Tórsvøllur”, Ishujt Faroe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *