• |
ide | kryesore

Thellohet pabarazia mes pensionistëve dhe të punësuarve në 5 vitet e fundit

Lajme, Të fundit
Para-punonjes-paga,pensionet-thellohet-pabarazia-mes-pensionisteve-dhe-te-punesuarve-ne-5



Rritja e pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror po thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike ndaj pjesës tjetër të popullsisë. Hendeku ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare në vend po shënon një rritje të shpejtë vitet e fundit, pasi pagat po rriten me ritme shumë më të larta se pensionet.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare, teksa vitin 2021 ky raport ishte 48.3%. Para pandemisë në vitin 2019 pensioni mesatar në qytet ishte sa 50.6 për qind e pagës mesatare bruto.

Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më thellë për fshatin. Në vitin 2022 pagesa mesatare mujore për fshatin ishte sa 35% e pagës mesatare në shkallë vende, teksa në vitin 2021 ky raport ishte 39%. Në vitin 2018 ky raport ishte 41%.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar pritet të thellohet edhe më shumë këtë vit, pasi qeveria po rrit pagat për administratën publike me qëllim dyfishimin e tyre në dy vitet ne vijim, teksa për pensionet parashikohet vetëm indeksim dhe mbështetje me paketa ndihme kur ka teprica buxhetore. Për këtë vit pritet një indeksim gjatë vjeshtës në tetor, me ritmet e inflacionit. Në 4 mujorin e parë 2023 inflacioni mesatar ishte 6%.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri, por vitin e kaluar pensionet shënuar rënie të fortë si rrjedhojë e inflacionit të lartë.

Të dhënat zyrtare nga ISSH-ja tregojnë se në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet me gjithë kompensimet ishte 18,621 lekë me një rritje 0.7% në vlerë në krahasim me vitin 2021. Mirëpo gjatë vitit të kaluar vendi pa një rritje të pazakonte të çmimeve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar ishte 6.7% vitin e kaluar duke bërë që pensionet reale të ulen me 6% në qytet./ Monitor



4 Comments

    1. Pensionistet..? jane ata qe ne ’92 ishin 30 vjeçare dhe qe pervecse nuk kane hedhur kontribute sigurime shoqerore, duan pension “dinjitoz” e preferojne oligarket qe ti bien qylit ne kurriz te atyre qe sot paguajne taksa e kontribute. Ngrihen ne mengjes duke thene “shtet i poshter”, e flene duke mallkuar shqipetaret “rrace e keqe”

  1. E Majta shqiptare sipas tradites komuniste e ka per qef fukarallekun e popullit, sa me e mjere popullsia aq ma shume duhet partia.

  2. Ishalla i ngordh te tere se mezi presin diten e zgjedhjeve ta votojne, kenaqen se “munden” Saliun, i cili ha ne nje kazan me keta te qeverise. Nderkohe qe qeveria mburret se ka rritur cmimet (??? u kemi rritur vleren e shpiave thote Lali, idiotesi ekonomike) keta vrapojne ta votojne pa llogaritur qe pensionet kane mbetur ku ishin dhe praktikisht nuk kane asnje vlere. Por s’ka gje, te rroje Partia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *