• |
ide | kryesore

Veshja e pazakontë e Bianca Censorit dhe Kanye West për meshën e së dielës

Paparazzi, Slider



Kanye West dhe Bianca Censori vazhdojnë çudisin botën me pamjet e tyre të pazakonta. Për meshën e së dielës zgjedhja bëhet edhe më e kërkuar. Ndërsa reperi ka vendosur elementët kryesorë të uniformës së tij të re bluzën me vata, strecet dhe çorapet Yeezy, partnerja dhe muza e tij e re zbulon një qasje stilistike gjithnjë në ndryshim.

Këtë herë, Bianca Censori tregoi një fustan midi të zi dhe të montuar që mbështjell gjithë trupin e saj (përfshirë kokën dhe krahët) me një vello gjysmë transparente dhe zgjerohet tek pjesa e bustit. Dizajnerja e ka kombinuar me një palë çizme të zeza me majë, me taka stiletto. Meqenëse veshja e Biankës nuk e lejonte të lëvizte krahët, Kanye ndërhyri për të rregulluar fustanin e saj më shumë se një herë. Reperi ka shkuar në shërbimin e së dielës me partneren por edhe me tre fëmijët më të vegjël, me të cilët ka luajtur para meshës.

Kanye West, Bianca Censori. Photo Credit: Whoopsee.it
Kanye West dhe Bianca Censori



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *