• |
ide | kryesore

Video/ Monitorimi i pakuptueshëm i Roshit e shpluhërosja e Sadikut: Sylvinho zbulon planin e tij për të zhytur Moldavinë

-Instant, F1, Sport, Video
Sylvinho



Kundër Moldavisë e Ishujve Faroe kërkohen dy fitore. Në llogaritë e teknikut Sylvinho janë 6 pikë, që do ta kërcënonin Poloninë e Çekinë dy favoritet e grupit tonë eliminator. “Mundësia për të fituar një ndeshje është – tha tekniku i kombëtares Sylvinho në konferencën për shtyp -. E përveç lojës së bukur për të marrë 6 pikë. Rezultati nuk është diçka që dihet pasi kemi 7 ndeshje të rëndësishme që duhen fituar. Tani kam në mendje vetëm ndeshjen me Moldavinë dhe pastaj do të kem tjetrën”.

SADIKU, TRE VJET NGA HERA E FUNDIT

Në këtë këndvështrim, ndryshe nga Polonia, diferencën do ta bëjë lojtarët ofensivë. Uzuni mbetet pika fikse e blinduar nga golat e beratasit me Granadën e tij, por pas 3 vitesh Sylvinho ka kthyer kuqezi Armando Sadikun. Autori i golit të vetëm në Euro2016 ishte lënë në harresë, por është një që portën e njeh mirë. Braziliani Sylvinho zbuloi edhe arsyet e thirrjes së tij, bashkë me Ernest Muçin: “Muçi vjen nga një formë mjaft e mirë, e meriton që të jetë këtu me ne dhe të ndihmojë skuadrën. Me Sadikun kam folur më përpara. Ai kthehet këtu pas gati tre vitesh. Është një simbol për Kombëtaren. Është një lojtarë që e njeh mjaft mirë zonën, golin”.

Lexo më tej: Sylvinho gjen portier, rikthehen mbrojtësit: ja risitë e listës së Kombëtares për Moldavinë & Ishujt Faroe

PËRJASHTIMI I ROSHIT

Kontestimet më të forta të listës Sylvinho erdhën për lënien jashtë të Odise Roshit. Shigjeta kuqezi nuk është preferuar nga Sylvinho, që megjithatë nuk i ka mbyllur dyert e kombëtares lojtarit: “Patjetër që Roshi është një lojtar i rëndësishëm. Nuk do të thotë që nuk do të jetë me ne në shtator. Është një lojtar mjaft i aftë. Por në këto momente kemi dhe lojtarët të tjerë që mund ta bëjnë më mirë atë rol. Roshi është në monitorim, ashtu si shumë lojtarë të tjerë të Kombëtares”.

MESAZH PËR KUMBULLËN

Shqipëria rigjen lojtarë të rëndësishëm. Sylvinho mund të besojë tashmë mbi qendërmbrojtësit e Serie A Gjimshiti e Ismajli, edhe pse humbi Kumbullën. Në mesfushë pastaj rikthehet pas dëmtimit edhe Bare, por telashet nuk i ndahen kombëtares që duhet të gjejë një zëvendësues për Gjasulën, i dëmtuar pak ditë më pare: “Do të shkojmë me këto lojtarë që kemi, pa ndryshime. Është një moment delikat siç e thashë më parë pasi disa lojtarë kanë luajtur e disa kanë pushuar. Kam 26 lojtarë edhe pse kisha thirrur 27. Dua të jap një mesazh për Kumbullën që u dëmtua rëndë me Romën dhe me Poloninë bëri një ndeshje të madhe. Do të na mungojë një lojtar si ai dhe shpresoj të rikthehet shpejt në Kombëtare”.

https://www.youtube.com/live/ciYwpvnLetI?feature=share



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *