• |
ide | kryesore

Zbardhet platforma e grupit të PD

Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Zbardhet platforma e grupit të PD. Grupi parlamentar ka dalë me një qëndrim dhe platformë nisur nga situata në PD.

Një nga pikat e platformës thekson se është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

Po kështu kërkohet riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

Një tjetër qëllim është krijimi i një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit nëpërmjet tre hapave: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale; fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege; procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

QËNDRIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Duke analizuar me përgjegjësi maksimale rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe pasojave që ka sjell ky rezultat për të ardhmen e Shqipërisë dhe interesin publik;

Duke qenë të ndërgjegjshëm për atë që qytetarët shqiptarë dhe anëtarët e Partisë Demokratike në veçanti presin nga përfaqësuesit e tyre dhe nga Partia Demokratike;

Duke qenë përpara një qeverisje që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme, që mund të arrihen të kapërcehen vetëm përmes angazhimit të shumicës së heshtur të shqiptarëve që kanë humbur besimin tek politika;

Duke vijuar në të njëjtën linjë konstruktiviteti, që ka në themel vetëm interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, siç është vepruar edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të datave 22 Mars 2023, 16 Prill 2022, 31 Tetor 2022 apo 6 mars 2023;

Duke qëndruar të palëkundur në bindjen se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian, është e vetmja rrugë për forcimin e Partisë Demokratike;

Duke ripërsëritur apelin se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën dhe se situata kërkon që secili të tejkalojë interesin e vet ngushtësisht personal, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe çdo qytetari të ndershëm që pret dhe kërkon ndryshimin në vend;

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:

1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale;
– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

4. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmangur çdo rrethanë apo faktor ndarës.

5. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njëanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eliminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.



3 Comments

  1. Po mirë me cilen kurajo do t’i bëni këto kur jeni një grup fare i papërfillshëm.A nuk do ishte më mirë a filloni të njihni shumicën dhe të bashkëpunoni me ta.Te refuzoni simbolet dhe t’ja delegoni atyre dhe në bashkëpunim të bashkoni grupin parlamentar.Pastaj me të drejtë të kërkoni riorganizimin në bazë të zgjedhjeve e votës se lirë.Sa për hapjen kjo vjen në mënyrë të natyrshme pasi janë bërë gjithë këto akte e pastaj dyert e PD gjithmonë kanë qenë të hapura. Kontributi i tyre të vlerësohet në bazë.

  2. O gazo po bëji o vlla
    Vulën e keni nga rama, komisionerët nga doshi, mbështetjen e doshit ballës ramës e keni me gjithë gjykata kqz dhe kimete mren
    Ça ke që bërtet kot
    Riorganizohu merr noi lekë nga rama , basha është gati, filloni punën te cirku i ramës.

    Ka vetëm një problem siu beson dhe siu vjen njeri . Jeni manekin të ramës. Pse duhet me ardh te ty kur ja ku është tomdoshrama
    Sjeni atraktiv për asnjë .

    Këllira të.ramës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *