• |
ide | kryesore

Arrestimi i Dakos/ Lubonja: Propagandë, regjimi sakrifikon edhe nga të vetët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai tha se shumë persona pranë kryeministrit Edi Rama po diskreditohen, referuar ish-ministrave Tahiri, Koka, Ahmetaj, etj.

“Është çështja se kush është protagonisti i kësaj ngjarjeje. Drejtësia apo politika? Kjo është një kulturë e propagandës dhe dukjes që bën ky regjim që kontrollon dhe drejtësinë. Pyetja është kush e bën propagandën, Rama, amerikanët apo SPAK-u. Është Edi Rama që ka frikë amerikanët që e kanë legjitimuar apo çfarë është? Këtu e shoh pikëpyetjen, por ka dhe kontradikta. Njerëzit më të afërt të Ramës po diskreditohen.

Ishte Saimir Tahiri, Lefter Koka, Arben Ahmetajn, Dakon tani. Pyetja është nëse i intereson Ramës apo po e shtrëngon diçka apo dikush. Nëse është 100% në kontroll pse duhet Rama t’i fusë brenda, pra duhet të jetë dikush tjetër si amerikanët”, – u shpreh Lubonja.

Lubonja u shpreh gjithashtu se ka një ligj të pashkruar në mafien shtet, që disa persona duhen sakrifikuar, por se nuk do të dënohen shumë.

“Ai që kapet nuk duhet të flasë, nuk duhet të ndëshkohet. Do sakrifikojmë disa. Pyetja është pse duhen sakrifikuar? Janë persona që nuk është se nuk i kanë bërë këto gjëra, madje kanë bërë më shumë. Ligji mes tyre është ne nuk ju lëshojmë por as ju mos na lëshoni. Kemi të bëjmë me një mafia shtet që nuk mundet të zbërthehet kollaj sepse pjesë është edhe drejtësia që nuk heton e nuk shkon më larg”, – ka shtuar Lubonja. /BW



4 Comments

  1. Jorgo a e sheh vehten ne pasqyren e ndergjegjes ndonjehere? A i a vlen kjo qe ben edhe sikur te sigurosh buken e familjes? Nese e ben sepse vertet beson ne ato qe thua ne komentet tuaja te vazhdueshme,atehere une te kerkoj falje.Albert Anshtain ka thene nje shprehje: Dy gjera jane nuk kane infinit,kozmosi dhe budallalleku i njerezvet.Per te paren edhe mund te dyshoj por jo per te dyten

    1. Shiko, mendimi i tjetrit nuk ka pse te te shqetesoje fare.

      As mos ju fut fare ketyre labirintheve te thella per t’i dhene shpjegim.

      Cdo njeri ka te drejten qe te shpreh opinionin e tij.

      Mua Lubonja me duket nje intelektual sharlatan qe e ka personale me Ramen.

      Ca te bej une mo plak?! Ky eshte opinioni im.

  2. Me plak inatcor se Lubonja nuk ka. SPAK si te veproje dhe si te mos veproje Lubonja do te vazhdoje linjen e vrerit ndaj kudo ne bote. Burgu e ka mbushur me vrer dhe inat te perjetshem. Ky ka haruar se si te jetoje dhe te shijoje te mirat ne jete. Fundi i zi i nje kazan kapanonesh qe nuk lahet kurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *