• |
ide | kryesore

Berisha akuza qeverisë: Po fsheh vrasësit e vërtetë të Joy Aoko. U manipuluan hetimet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vdekjen e vajzës keniane, 22-vjeçares Joy Aoko.

Ky reagim i ish-kryeministrit vjen pas publikimit të dëshmisë së një tjetër punonjësi të kazinosë ku edhe punonte 22-vjeçarja, dëshmi që ka zbardhur detaje të reja. Berisha akuzon qeverinë se po fsheh vrasësit e vërtetë, pas sipas tij autori ka lidhje me qeverinë. Gjithashtu ish-kryeministri s’i ka kursyer akuzat edhe ndaj Policisë, duke thënë se kanë ndikuar në rrjedhjen e hetimeve me qëllim për të mos u zbardhur e vërteta.

NJOFTIMI: 

Vrasësit e Joy Aoko i fsheh qeveria.

Të dashur miq, një grup zyrtarësh keriminel në polici, prokurori etj bënë gjithçka që të manipulonin çdo provë hetimore për të mbrojtur vrasësin e vërtetë të 22 vjeçares nga Kenia, Joy Aoko. Ata vazhdojnë në këtë rrugë duke pyetur dhe ndaluar persona të ndryshëm dhe duke rrjedhur hetimet vetëm e vetëm për të fshehur vrasësin e saj sepse ai është i lidhur në qeveri.

I bëjë thirrje qeverisë së Kenias të paraqesë rastin e qytetares së tyre pranë Komisionit të OKB për të drejtat e njeriut mbasi autoritet shqiptare po fshehin kriminelin.



4 Comments

  1. O Salih O rrot kari Ngele duke shpifur e genjyer prandaj nuk te do populli dhe dole me kepuce te kuqe ne zgjedhje

  2. E vërteta është se po të kishte qenë ndonjë tjetër do ishte zbuluar por fakti që u bë kaq kohë dhe akoma nuk është gjetur autori do të thotë atë që shumë e kanë kuptuar dhe që Berisha me të drejtë deklaron.Autori mbrohet nga qeveria sepse është dikush i njohur si pjesë e rilindjes se Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *