• |
ide | kryesore

Burime: Vangjush Dako dorëzohet në Policinë e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dako



Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK ka lëshuar ditën e sotme 10 urdhër-arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit.

Në krye të fletë-arresteve të lëshuar nga SPAK, mësohet se është emri i Vangjush Dakos, kryebashkiak i Durrësit për 12 vite.

Burime kanë bërë të ditur për SYRI-n se Vangjush Dako është dorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se Dako do mbahet tek ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës deri sa te dal ne gjyq

Ai ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.

Ndaj Vangjush Dakos është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me një pallat pa leje.



3 Comments

  1. Duhen arrestuar treshja simpatike RAMA-META-BERISHA .Qe ky vend te gjej qetesi dhe drejtesi. Urojme qe SPAKU dhe USA ti shpetojne shqiptaret nga kjo mortaje qe e ka emrin trekendeshi i Bermudes. Shpresojme dhe besojme te Amerika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *