• |
ide | kryesore

E rëndë në Greqi/ Kamioni i plehrave zë poshtë 18-vjeçarin shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Tragjik ka rezultuar fati i një të riu shqiptar në Kavallë të Greqisë. Mediat vendase raportojnë se motori me të cilin po udhëtonte shqiptari me një person tjetër ka ngecur në rrotat e një kamioni të madh, i cili shërbente për grumbullimin e mbetjeve, të bashkisë Kavallë.


Kamioni i plehrave po shkonte për në landfillin e Bashkisë Kavallë, kur drejtuesi i motorit duket se ka humbur kontrollin, sipas vlerësimeve të para, dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh, duke shkaktuar lëndime fatale. Nga përplasja ka lënduar lehtë pasagjeri i cili po udhëtonte me të, dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.


Rruga që të çon në landfill është veçanërisht e ngushtë pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj dhe është dashur të mbyllet për disa orë. Nga ana e Sektorit Rrugor Kavallës po kryhen hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *