• |
ide | kryesore

Lamtumirë Super League, Juventus i komunikon Barça e Real daljen nga projekti: “Na kërcënon UEFA”

-Instant, F1, Sport
Juventus



Presioni është i madh dhe rreziku po i tillë. Kushte ekstreme për tu tërhequr nga një projekt te i cili beson, edhe kur bëhet fjalë për një klub si Juventus. Sipas spanjollëve të Marca, klubi i ka dërguar një letër zyrtare Barcelonës dhe Real Madrid. Në të bardhezinjtë i kanë komunikuar klubeve spanjolle se kishin nisur procedurat për t’u larguar nga projekti i Super League.

Juventus, gjatë administrimit të presidentit Andrea Agnelli, ishte një nga klubet më aktive për t’i dhënë jetë idesë që tërboi UEFA-n. Dyshimet lidhur me përjashtimin e mundshëm nga kupat europiane sezonin e ardhshëm janë të forta. Organi më i lartë i futbollit kontinental mund t’i penalizojë, si pasojë e telasheve me drejtësinë sportive italiane. Pikërisht ky fakt e çoi Juventus drejt një komunikimi zyrtar me dy klubet ende të përfshira në projekt.

Lexo më tej: Uefa kap “mat” Juventus: për t’i shpëtuar dënimit të rëndë, bardhezinjtë duhet të braktisin Super League

Motivin e vërtetë e sqaron AS. Sipas tyre në letër drejtori i përgjithshëm i Juventus Maurizio Scanavino pohon se UEFA kërcënon klubin. Presioni i UEFA-s është ta “përjashtojë atë nga garat evropiane për pesë vjet. Shkak janë rastet hetimore në të cilat është përfshirë klubi”. Dalja e skuadrës italiane nga projekti, nëse do të ndodhë, “do të kërkojë disa javë për shkak të procedurave të shumta burokratike dhe kontraktuale për t’u zgjidhur”, shpjegon shtypi spanjoll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *