• |
ide | kryesore

Lirohet biznesmeni që dha ryshfet për tenderin në Ministrinë e Ogerta Manastirliut

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata la në arrest shtëpie biznesmenin, Vladimir Topi, kompania e të cilit fitoi një tender relativisht të vogël nëpërmjet ryshfetit që i dha sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Në qeli është lënë Silvi Shehi, inxhinierja e kompanisë “Dricons”, që kreu dorëzimin e parave, rreth 330 mijë lekë. Tenderi kishte objekt supervizimin dhe rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës.

Shuma e parave është marrë në banesën e administratorit nga Silvi Shehi, i cili ja ka dhënë më pas zyrtares tjetër, Laureta Sheto, që ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale.
Dy zyrtaret, Joana Duro dhe vartësja e saj Laura Sheto u lanë në burg nga GJKKO me vendim të datën 5 qershor për veprat penale “Korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.



4 Comments

  1. E mire se s’eshte ndonje gje e madhe. Te ishte ndonjeri qe do i kishte dhene ndonje 1000 leksh ndonje polici e kishte hallall burgun per korrupsion.

  2. Belerin e lënë në burg këtë Rilindasin në shtëpi.Belerit si kanë vërtetuar asgjë këtij i është dëgjuar zëri në përgjim teksa urdhëron vartësin t’i çojë lekët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *