• |
ide | kryesore

Mbyti të ëmën me plastmas në Përmet, del sot para gjykatës autori 24-vjeçar

Lajme, Të fundit



Albi Muhollari, 24-vjeçari i cili mbyti të ëmën me qese plastmasi, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. I riu ka hyrë i shoqëruar nga policë në ambientet e gjykatës. Ditën e djeshme, ai ka qenë në gjendje shoku.

24 vjeçari  ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte përfunduar studimet me rezultate të larta për inxhinieri kompjuterike në Dearborn, Michigan. Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore. I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se, për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas. Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty. Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023. Mendohet se mes nënës dhe djalit ka pasur një debat që përfundoi në tragjedi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *