• |
ide | kryesore

Meta: Qeveria ka në krye të agjendës asimilimin e identitetit kombëtar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta, rama, kosova, asociacioni, patronazhist



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se vendimi i qeverisë për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike është vendim arbitrar dhe i pakonsultuar.

Sipas tij, kjo qeveri ka në krye të agjendës së saj asimilimin e identitetit kombëtar.

Meta shpreh solidaritet të plotë me letrën e hapur të profesorëve dhe studiuesve brenda dhe jashtë vendit, të cilët kundërshtojnë mbylljen e Akademisë.

“Akademia e Studimeve Albanologjike, me një rol historik për forcimin e identitetit tonë kombëtar, meritonte të fuqizohej dhe të mbështetej shumë më tepër, jo të asimilohej.

Vendimi i njëanshëm arbitrar, i pakonsultuar dhe shumë i dëmshëm i mbylljes së saj është i papranueshëm dhe me pasoja të rënda për zhvillimin e mëtejshëm të dijeve albanologjike.

Por nuk është i rastësishëm ky vendim asimilues i kësaj Qeverie, e cila asimilimin e identitetit kombëtar e ka në krye të axhendës së saj.

Solidaritet të plotë me letrën e hapur të shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve, studiuesve dhe intelektualëve të angazhuar, vendas dhe të huaj, në mbrojtje të këtij institucioni dhe lirisë akademike në Shqipëri”, shkruan Meta në Facebook.



6 Comments

  1. Sigurisht.
    Ne linje me Sorren! Qe ka 30 e kusur vite angazhim per te globalizuar kombet e Evropes Lindore.

  2. Jo o Like floriri, nuk ka ate ne axhend qeveria. Qeveria ka axhenden qe ke dhe ti, te marr pushtet qe te vjedhi dhe te vjedhi qe te marr pushtet. Kjo ka qen axhenda e te gjith jku bythqirave te tranzicionit pafund.

  3. te kishte nje axhend qeveria hajd mo, po dihet qe ata jan aty per te vjedhur (ne fund te fundit si puna jote zotrote, te pelqeu ngjala, ja rezultati).

  4. “Kalbësira që kemi ne brenda është Sali Berisha. Ai bashkëpunoi me kandidatët dhe strukturat e PS për të humbur Agron Kapllanaj, pro harron se pas Agron Kapllanajt janë qindra demokratë.
    Berisha zgjodhi të qëndronte te inati vetë dhe realizoi të inatin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *